LAJMI I FUNDIT:

Konjufca kundër emërimit të Lajçakut si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Konjufca kundër emërimit të Lajçakut si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme tha se është kundër që sllovaku Miroslav Lajçak të emërohet i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Konjufca tha se ​Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak nuk janë kombinim i duhur për dialogun me Serbinë.  

Ai tha se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun nuk duhet të përfshijë në pako edhe Bosnjën.


“Dy herë e kam takuar ministrin e punëve të jashtme te Sllovakisë, Lajçak. Ne i kemi bërë me dije se për neve është shumë me rëndësi të arrihet një konsensus i gjerë për dialogun me Serbinë. E dyta është pa kënaqësia jonë që në të njëjtën pako të përzihen me Bosnjën. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një temë që e ka pavarësinë e vet dhe të mos përzihet me ndonjë shtet tjetër. Ne ua kemi atyre këtë të qartë”, tha Konjufca.