LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Dibrës me apel: Urgjentisht të mbyllen shkollat dhe të punohet me orar të shkurtuar

Komuna e Dibrës me apel: Urgjentisht të mbyllen shkollat dhe të punohet me orar të shkurtuar

“Ministria e Arsimit të sjellë vendim për ndërprerjen e procesit arsimor për kohë të pacaktuar, ndërsa qeveria të shqyrtojë mundësinë për shkurtimin e orarit të punës për administratën shtetërore”.

Këtë e kërkon Komuna e Dibrës, pas infektimit të disa qytetarëve me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli i Komunës së Dibrës mbrëmë vonë ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, ndërsa ka kërkuar edhe përforcim të ndihmës shëndetësore, si dhe personel dhe pajisje mbrojtëse.


“Ministria e Shëndetësisë urgjentisht ta rritë numrin e punëtorëve shëndetësor në Qendrën për Shëndet Publik në Dibër (epidemiolog, personel teknik). Inspektorati sanitar duhet t’i rrit kontrollet nëpër hotele. Ministria e Punëve të Brendshme t’i rrit masat dhe kontrollet me pajisje profesionale në kalimet kufitare në rajonin e Dibrës”, thonë nga komuna.

Ndryshe, nga shtatë rastet që janë regjistruar me coronavirus në Maqedoninë e Veriut, pesë janë nga rajoni i Dibrës./Telegrafi/