Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se LDK ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti t’i harmonizojë qëndrimet me ata për taksën, derisa ka paralajmëruar një unitet me subjektet tjera politike në Kuvendin e Kosovës.
Haziri ka thënë se taksa nuk duhet të jetë problem për dialogun Kosovë-Serbi.
“Takimet janë të përditshme, janë të zakonshme, ne e kemi qëndrimin e harmonizuara sa i përket kësaj çështje në përputhje me kërkesën e përfaqësuesit special të presidentit amerikan, ambasadorit Grenell. Kem kërkua që qeveria, respektivisht kryeministri të harmonizojë qëndrimet edhe me partnerët e koalicionit, edhe me partitë tjera politike, në mënyrë që largimi i taksës të mos jetë barrierë në të ardhmen sa i përket dialogut me Serbinë”, tha Haziri.
Kurse, sa i përket takimeve të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me taksën dhe ndonjë dakordimi të ndërmarrë, Haziri tha se kanë takime të përditshme në ndërtimin e një uniteti sa më të gjerë sa i përket taksës.
“Takimet janë të përditshme, ne tash jemi edhe në institucione, edhe në Qeveri, edhe në Kuvend. Besoj që festat e Epopesë së UÇK-së janë ato që kanë nevojë me nderu dhe me respektu vlerat e dëshmorëve, në veçanti të familjes Jashari, ndërsa pjesa tjetër e politikës do të ketë zhvillime, besoj në ndërtimin e një uniteti sa më të gjanë. Ky është angazhimi që pritet me ndodhë dhe brena kabinetit qeveritar dhe përtej kësaj në Kuvend me partitë politike në mënyrë që të ndërtohet një unitet sa i përket politikës së tarifës në të ardhmen”, deklaroi Haziri.
Ai më tej u shpreh se koalicioni mes LDK-së e LVV-së nuk ka asnjë rrezik që të prishet.
“Nuk ka asnjë lloj rreziku mu prish koalicioni sikur që nuk guxon me pas asnjë lloj rreziku mu kërcnu marrëdhëniet e SHBA-ve dhe të Kosovës sepse politika SHBA-së karshi Kosovës është mbipartiake, presidenti amerikan gjithmonë ka deklaru që marrëdhëniet e Amerikës janë me popullin e Kosovës dhe jo me politikanë të Kosovës, kështu që ne politikanët nuk guxojmë të rrezikojmë këtë marrëdhënie të veçantë me SHBA-në”, tha ai.
Ai shtoi se politikanët nuk guxojnë në asnjë mënyrë të rrezikojnë këtë marrëdhënie të veçantë me SHBA-të.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj