LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet rasti i parë me coronavirus në Rumani, infektohet burri që ishte kthyer nga Italia

Konfirmohet rasti i parë me coronavirus në Rumani, infektohet burri që ishte kthyer nga Italia

Në Rumani është konfirmuar rasti i parë me coronavirus – bëhet fjalë për një burrë që tri javë më parë u kthye nga Italia, raporton televizioni rumun Realitatea.

Gjithashtu thuhet se personi i infektuar është futur në karantinë, në repartin për sëmundje infektive në spitalin “Matej Bals” në Bukuresht, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër zyrtarët e këtij spitali nuk kanë dashur të komentojnë këtë raportim të mediave të atjeshme, ndërsa deri më tani nga coronavirusi kanë humbur jetën mbi 2.600 persona, kryesisht në Kinë, ku edhe ka shpërthyer epidemia që më pas u zgjeruar në 29 vende tjera të botës.


Kujtojmë që numri i rasteve të konfirmuara me coronavirus ka shkuar në mbi 80 mijë, e situata më e rënduar në Evropë duket të jetë në Itali, ku humbën jetën 10 persona dhe u infektuan më shumë se 320.

Mediat rumune raportojnë se më shumë se 1.3 milionë qytetar të Rumanisë punojnë dhe veprojnë në Itali, dhe kjo rrit gjasat që virusi të shpërndahet më shumë në këtë vend. /Telegrafi/