LAJMI I FUNDIT:

Përhapja me shpejtësi e coronavirusit në Itali dhe paniku i njerëzve ndaj virusit vdekjeprurës

Në vetëm dy ditë në Itali të prekurit me coronavirus kanë tejkaluar numrin 130, me 90 vetëm në Lombardi, e shumë të tjerë në Veneto, por të dhënat ekziston frika se mund të rriten brenda orëve të ardhshme.

Mëngjesin e së premtes Italia u zgjua me makthin e viktimës së parë të coronavirusit, Adriano Trevisan, 78-vjeç, i cili vdiq në spitalin e Schiavonia (Padova) pas 10 ditësh në spital.

Dhe në 48 orë Lombardia dhe Veneto u gjetën të blinduara, me shkolla, vende takimesh, kinema, pishina të mbyllura për të paktën një javë, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, transmeton Telegrafi.


Por pse u përhap kaq shpejt coronavirusi në Veneto dhe në Lombardi?

“Kishte mungesë njohurish të punonjësve shëndetësorë që nuk ishin në gjendje të njohin menjëherë simptomat e virusit”, tha komisioneri i urgjencës Angelo Borrelli.

Në spitalin Codogno, ku pacienti i parë ishte shtruar në spital, të paktën 5 mjekë dhe infermierë mbetën të infektuar.

Në spitalin në Dolo, ku u shtrua në spital një pensionist nga Mira, mjeku, infermierja dhe punonjësi shëndetësor që e ndoqën atë në spital ishin pozitivë në Covid-19.

Për më tepër, coronavirusi në Itali deri para disa ditësh nuk ka qenë prezent.

Siç thuhet, asnjë nga pacientët nuk kishte qenë ndonjëherë në Kinë, dhe as nuk kishin kontakte me njerëz që ktheheshin nga Kina.

“Për coronavirusin nuk mendohej, thjesht sepse në Itali nuk ishte raportuar kurrë, përveç dy turistëve kinezë të shtruar në Spallanzani”, justifikon Fabrizio Pregliasco, virolog dhe studiues i Departamentit të Shkencave Biomjekësore për shëndetin në Universitetin e Milanos.

“Diagnostifikimet diferenciale kryhen kur i kushtohet vëmendje një patogjeni të veçantë, gjëra që thjesht nuk ishin aty deri para disa ditësh”.

As protokollet e posaçme për mbrojtje nuk janë duke u zbatuar për mjekët që ndihmojnë pacientët me grip dhe kjo ka lejuar që përhapja e infeksionit të përshpejtohet sepse punonjësit e shëndetit nuk ishin qartë të mbrojtur si duhet.

“Mjekët dhe infermierët kanë një rrezik më të lartë të infektimit sepse kanë një afërsi me pacientin”, shton Pregliasco.

Siç vlerësohet, Ialia përjetoi të njëjtën situatë si Kina: u gjend përballë një virusi të ri dhe e papërgatitur. /Telegrafi/