LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje e quan dashakeqe ndërlidhjen e këtij subjekti politik me sulmin ndaj Hotit

Vetëvendosje e quan dashakeqe ndërlidhjen e këtij subjekti politik me sulmin ndaj Hotit

Pas sulmit të sotëm me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti ka reaguar vetë Hoti, LDK dhe ministrat e këtij subjekti në  Qeverinë Kurti, por deri tash ka munguar reagimi i kryeministrit dhe subjekteve të tjera politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka këruar që ky rast të mos  ndërlidhet me VV-në

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ndërlidhja e VV-së në sulmin me vezë ndaj zv.kryeministrit Hoti është tendencë dashakeqe që për qellim ka futjen e pykës për koalicionin e shpresës”.

“Koalicion të cilin qytetaret e vendosën në zgjedhjet e 6 tetorit. Në anën tjetër mirëfilli dihen qasjet tona karshi taksës dhe reciprocitetit dhe nuk ka asgjë të paqartë këtu”, ka shkruar Manxhuka.


Ndaj këtij akti ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-nënkryetar i LVV-së dhe ish-kryetari i PSD-së, i cili përmes një postimi në Twitter, ka thënë se opozita e re po i bën reciprocitet Qeverisë së re me vezë, duke pyetur se a do të ketë edhe aksione në Kuvend.

Ahmeti pas sulmit me vezë ndaj Hotit: Opozita e re reciprocitet Qeverisë së re
Lexo po ashtu Ahmeti pas sulmit me vezë ndaj Hotit: Opozita e re reciprocitet Qeverisë së re

“Edhe pse çdo gjë që e mbjellë edhe do ta korrësh, në aksione të tilla shumë ka rëndësi se kush e bën, ndaj kujt, dhe për çfarë arsye”, ka shkruar Ahmeti.

Duket sikur ky postim i Ahmetit edhe e ka nxitur reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sulmohet me vezë Avdullah Hoti, shkaku i paralajmërimit për heqjen e taksës
Lexo po ashtu Sulmohet me vezë Avdullah Hoti, shkaku i paralajmërimit për heqjen e taksës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar sot nga persona të panjohur me vezë afër objektit të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori