LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump dërgon 20 mijë trupa për t’u stërvitur me evropianët në kufirin rus

Donald Trump dërgon 20 mijë trupa për t’u stërvitur me evropianët në kufirin rus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vendosin numrin më të madh të trupave në Evropë në më shumë se 25 vjet.

Një ushtrim i quajtur “Defender Europe”, do të shohë njëzet mijë ushtarë amerikanë të zhvendosur në Evropë së bashku me pajisje të rënda ushtarake.

Ushtrimet e trajnimit po zhvillohen në një kohë kur NATO-ja po përballet me kritika nga të dy anët e Atlantikut për rolin dhe efektivitetin e saj, transmeton Telegrafi.


Në nëntor, presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi aleancën si të ‘vdekur në tru’, ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kritikuar vendet evropiane për mos kontributin e mjaftueshëm në buxhetin e NATO-s.

Por Shtetet e Bashkuara kanë pranuar të vendosin 20,000 anëtarë të shërbimit për t’u bashkuar me personele nga vendet e tjera anëtare të NATO-s, përfshirë Francën, Spanjën, Italinë, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Duke folur për vendosjen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ushtrimet në shkallë të gjerë ishin një mesazh i forcës së aleancës.

“Defender Europe është vendosja më e madhe e trupave amerikane në Evropë në mbi 25 vjet dhe tregon përkushtimin e fortë të SHBA-së për NATO-n dhe për lirinë dhe sigurinë e Evropës”, tha ai.

“Defender Europe nuk është e drejtuar kundër ndonjë vendi të veçantë. Ky ushtrim mbrojtës tregon aftësinë për të lëvizur me shpejtësi një forcë të madhe nga Shtetet e Bashkuara në Evropë për të ndihmuar në mbrojtjen e aleatëve të tjerë të NATO-s, nëse është e nevojshme”.

Nuk ka për qëllim Moskën

Ndërsa pjesa më e madhe e trajnimit do të zhvillohet përgjatë pjesëve të kufirit rus, Stoltenberg tha se stërvitja ushtarake nuk kishte të bënte me Rusinë asgjë.

“NATO është një aleancë mbrojtëse dhe ky është një ushtrim mbrojtës – siç sugjeron emri. Ne nuk kërkojmë konfrontim me Rusinë, por fakti është që aktivitetet e fundit të Rusisë kanë ulur stabilitetin dhe sigurinë, kanë rritur paparashikueshmërinë dhe kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë”, tha ai.

“Aleatët tanë Lituania, Estonia dhe Letonia po shënojnë 30 vjetorin e lirisë së tyre. Ata bënë zgjedhjen sovrane për t’u anëtarësuar në NATO dhe, me ftesën e tyre, disa nga aktivitetet e ushtrimit do të mbahen në territorin e tyre. Rusia ka çdo të drejtë të ndjehet e sigurt brenda kufijve të saj, por kështu bëjnë edhe shtetet tona anëtare”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori