Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000, e cila u mbajt në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Komunën e Mitrovicës.
Para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues institucionalë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, kryeministri Kurti tha se edhe si shtet i Kosovës por edhe institucionet e Republikës, iu kanë shumë borxh këtyre familjarëve të cilët kanë paguar çmimin e lirisë edhe pas çlirimit dhe njëkohësisht janë dëshmi e gjallë se plagët tona mbeten të hapura.
“Në Mitrovicë edhe pas përfundimit të luftës nuk ka mbaruar lufta, sepse nuk janë ndalur luftimet e sulmet e ndryshme. Mëngjesi i 4 shkurtit para 20 vjetëve i gjeti banorët e Mitrovicës në një gjendje lufte, ku morën vesh se janë ekzekutuar 10 qytetarë të pambrojtur e të pafajshëm dhe gjatë atij muaji mbi 1 mijë e 500 familje me afër 12 mijë banorë gjithsej u dëbuan nga pjesa veriore e qyteti”, tha Kurti.
“Ne, si shtet i Kosovës, institucione të Republikës, iu kemi shumë borxh këtyre familjarëve të cilët kanë paguar çmimin e lirisë edhe pas çlirimit dhe njëkohësisht janë dëshmi e gjallë se plagët tona mbeten të hapura. Ne duhet të qëndrojmë e do të qëndrojmë pranë këtyre familjarëve, të cilët sot kanë dhembje e pikëllim sepse i kujtojnë me shumë mall më të dashurit e tyre”, tha ai.
“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam shumë i vetëdijshëm që Mitrovica është vendi i rëndësishëm i kulturës, i historisë por edhe i pasurisë sonë. Është vendi i Trepçës, por edhe i plagëve tona, i plagëve tona që vazhdojnë të kullojnë. Që kjo të rregullohet, që kjo të ndryshohet është e domosdoshme që t’ju qëndrojmë pranë familjarëve dhe drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre, të cilët këta qytetarë tanë të pambrojtur e të pafajshëm i vranë, pa mëshirë në atë natë tragjike e fatkeqe”, tha Kurti ndër të tjera.
Ai tha se “ajo të jetë për të gjithë neve është e domosdoshme që drejtësia të vijë në vend”.
“Pra, një drejtësi pa hakmarrje, një drejtësi institucionale, jo për inat të dikujt tjetër, por, për hir të këtyre familjeve që janë këtu sot në mesin tonë, e i kanë humbur më të dashurit e tyre, për hir të shtetit të Kosovës, për hir të drejtësisë e të Republikës sonë”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre vjet nga aksidenti në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të RMV-së
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar