LAJMI I FUNDIT:

Roberti e befason Norën me mesazhin e veçantë në emision: Nora dhe Renee ju gjithmonë do jeni rruga e jetës sime

Roberti e befason Norën me mesazhin e veçantë në emision: Nora dhe Renee ju gjithmonë do jeni rruga e jetës sime
Nora befasohet nga Roberti në “Dua të të bëj të lumtur” (Foto: Arbana Osmani/Instagram)

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi këtë javë ishte e ftuara speciale në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, gjersa u vu përpara disa befasive mjaft të këndshme.

Përveç befasisë nga e ëma e saj, ish-këngëtarja Suzana Tahirsylaj-Istrefi, e cila kapi mikrofonin pas kaq shumë vitesh dhe mahniti publikun me interpretimin e saj, një surprizë Nora pranoi edhe nga ish-bashkëshorti Robert Berisha.

Ai i ka dërguar asaj një video-mesazh duke treguar respektin që ka për të si nëna e vajzës së tij, si dhe kujtimin e momenteve të mira që kanë kaluar së bashku.


Nora befasohet nga Roberti në “Dua të të bëj të lumtur” (Foto: Arbana Osmani/Instagram)

“Përshëndetje ty Albana, publikun dhe mysafiren që ke aty Norën. Kjo shkon special për Norën dhe të gjitha ato çifte që nuk janë më bashkë. Me këngën time që kisha në festivalin e RTSH-së “Ajo nuk është më “Ajo nuk është më rruga jem”, Nora dhe Renee ju gjithmonë do të jeni rruga e jetës sime, ju dua fort”, ka thënë ai.

Nëna e Nora Istrefit kap mikrofonin për të kënduar pas shumë vitesh, teksa Roberti e përlot këngëtaren me mesazhin emocionues në emision
Lexo po ashtu Nëna e Nora Istrefit kap mikrofonin për të kënduar pas shumë vitesh, teksa Roberti e përlot këngëtaren me mesazhin emocionues në emision

Një reagim nuk mungoi as nga Nora që tregon se me ish-partnerin e saj kanë raporte shumë të mira dhe se kalojnë kohë të madhe për shkak të vajzës së tyre.

“Ne mbajmë një raport shumë të mirë, ndarja nuk ka ndodhur për ndonjë arsye por për shkak të një konsumi 15-vjeçar të një lidhjeje, kështu që për shkak të vajzës të krijojë një fëmijëri të mirë, të ketë kujtime dhe të jetë e lumtur”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Nora dhe Roberti u ndanë vitin e kaluar pas 15 vitesh njohje së bashku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Kalo në kategori