LAJMI I FUNDIT:

Si mund ta ndërtojë Kina një spital aq të madh, brenda një jave?

Si mund ta ndërtojë Kina një spital aq të madh, brenda një jave?

Punëtorët e ndërtimit në Kinë janë duke punuar gjatë gjithë kohës për të ndërtuar një spital të ri për të trajtuar viktimat që janë prekur nga coronavirusi.

Dhe pretendojnë se mund ta përfundojnë brenda një jave.

Një veprim i tillë është në përgjigje të një urgjence shëndetësore në rritje, me rritjen e numrit të vdekjeve, pamjet që tregojnë trupa të shtrirë në korridoret e spitalit dhe miliona njerëz në ‘karantinë’, transmeton Telegrafi.


Presidenti Xi Jinping ka paralajmëruar se kombi i tij po përballet me një “situatë të rëndë”.

Por si mund ta arrijnë kinezët këtë vepër të inxhinierisë?

Sa i madh është?

Të premten, qyteti i Wuhan tha se po ndërtonte një spital me 1.300 shtretër, dhe menjëherë pas kësaj u shfaqën pamjet e mediave shtetërore në fillimin e projektit.

Dhjetëra gërmues mekanikë mund të shiheshin duke përgatitur tokën.

Sipas raportimeve, ka shumë të ngjarë që spitali do të përdoret vetëm për të trajtuar pacientët me coronavirus, dhe do të veprojë si një qendër karantine për të prekurit.

Agjencia e lajmeve Xinhua e Kinës tha se objekti i ri kishte për qëllim “përmirësimin e aftësisë për t’u kujdesur për pacientët”.

Spital i tillë ishte ndërtuar edhe më herët për të prekurit nga SARS 

Spitali që po ndërtohet tani do të modelohet sipas spitalit Xiaotangshan në Pekin, thanë autoritetet e Wuhan në një njoftim të hershëm.

Spitali i specializuar u ndërtua brenda një jave në vitin 2003 gjatë shpërthimit vdekjeprurës të SARS.

Spitali i ri do të ndërtohet nga struktura të parafabrikuara.

Yanzhong Huang, një bashkëpunëtor i lartë për shëndetin global në Këshillin për Marrëdhëniet e Jashtme, i tha BBC-së se ai besonte që Kina do të ishte në gjendje të ndërtonte spitalin brenda gjashtë ditësh.

“Kina ka një rekord për t’i bërë gjërat shpejt, madje edhe për projekte monumentale si kjo”, tha ai.

“Puna inxhinierike është ajo në të cilën Kina është e mirë. Kina është e shquar për ndërtimin e rrokaqiejve me shpejtësi. Kjo është shumë e vështirë për tu imagjinuar nga perëndimorët. Por mund të bëhet”.

Në vitin 2015 punëtorët kinezë ngritën një kullë 57-katëshe në vetëm 19 ditë, dhe në vitin 2018 një video e lëshuar nga agjencia e lajmeve Xinhua, tregon se si 1.500 punëtorë shtronin rrugën për një stacion të ri hekurudhor në Kinën juglindore në vetëm nëntë orë.

Punëtorët po pushojnë vetëm 5 orë në ditë, madje atyre ju kanë dalë në ndihmë edhe banorët e qytetit Wuhan, për ta ndërtuar atë sa më shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori