LAJMI I FUNDIT:

Përfundon mbledhja e LDK-së, Mustafa: Me VV-në duam marrëveshje të balancuar, mundësisht gjatë kësaj jave

Përfundon mbledhja e LDK-së, Mustafa: Me VV-në duam marrëveshje të balancuar, mundësisht gjatë kësaj jave

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së mbajtur me Kryesinë e partisë së tij, para medieve tha se mbesin të përkushtuar që të punojnë për t’u arritur marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa u shpreh se do të bëjnë marrëveshje, vetëm nëse respektohet vullneti i qytetarëve, të cilët votuan në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 6 tetor të vitit të kaluar.

“Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë për marrëveshja, mirëpo një marrëveshje e cila siç u tha në deklaratë respekton vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje vitin e kaluar. Prandaj ne do ta respektojmë këtë dhe mendojmë që marrëveshja do të qet në pah një qeveri të balancuar, dhe përgjegjësi të balancuar ndërmjet dy pakëve nën harmoni me atë që qytetarët e Republikës së Kosovës na kanë dhënë besimin e tyre, neve me 28 deputetë dhe LVV-së me 29 deputetë”.


“Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar që është një propozim shumë i balancuar, dhe mendoj që Vetëvendosja duhet ta trajtojë në mënyrë të veçantë. Dhe mbesim të hapur që të ulemi e të bisedojmë, por që ajo ulje dhe bisedë të ketë një përfundim sa më të shpejtë, mundësisht deri në fund të kësaj jave, në mënyrë që të përfundojmë një marrëveshje, ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet. Prandaj mbesim në këto pozita, po gjithsesi me vullnetin që të përfundojmë një marrëveshje në dobi të qytetarëve. Gjatë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim me zotëri Kurtin, vazhdimisht kemi qenë në komunikim, kështu që qëllimi jonë është që kur të ulemi të bëjmë marrëveshje të vijmë në një përfundim që marrëveshjen ta përfundojnë, ose të vijmë në një përfundim që rezultatet do të jenë të dukshme”, u shpreh Mustafa.

Menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, para medieve lexoi deklaratën e partisë së tij.

Përmes kësaj deklarate, LDK-ja ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që sa më shpejt të veprojë për të arritur marrëveshjen me LDK-në.

“Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës trajtoi situatën politike pas mandatimit nga ana e Presidentit të kandidatit për Kryeministër. LDK-ja vlerëson që vendi ndodhet në një situatë të rëndësishme politike, meqë tashmë implementimi i vullnetit politik të qytetarëve, shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, në bazë të dispozitave kushtetuese, është i afatizuar. LDK-ja, edhe një herë, shpreh vullnetin për marrëveshje politike të balancuar me Lëvizjen Vetëvendosje, që do të reflektonte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit”.

“Kryesia e LDK-së konsideron që marrëveshja e propozuar nga Ekipi negociues i LDK-së, e mbështetur në orientimet e Këshillit të Përgjithshëm, e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve, garanton përfaqësim dhe përgjegjësi të balancuar, që janë të domosdoshme për funksionimin e institucioneve dhe për demokracinë në vend. LDK-ja fton Lëvizjen Vetëvendosje, si parti e parë dhe që ka përgjegjësinë për të formuar institucionet e reja, që të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për të arritur marrëveshjen me LDK-në”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori