LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet rrënimi i barakave në Butel, kërkohet zgjidhje për familjet

Ndërpritet rrënimi i barakave në Butel, kërkohet zgjidhje për familjet

Baraka numër 12 në rrugën “Bosna i Hercegovina” në Butel nuk do të prishet. Pas publikimit të storjes në Alsat se njerëzit që jetojnë në baraka do të mbeten në rrugë, Shoqata aksionare për ekonomizim ndërpreu të gjitha punimet ndërtimore. Plani ishte që këtu të ndërtohet godinë sociale, me 312 banesa.

“SHAEOB si një kompani me përgjegjësi shoqërore vendosi të mos e prishë barakën në fjalë. Shoqëria jonë nuk do të lejojë që asnjë person të mbetet pa shtëpi. Kjo praktikisht do të thotë që asnjë veprim nuk do të merret derisa të zgjidhet statusi përfundimtar i të gjithë personave”-thonë nga SHAEOB.

Pas raportimeve për prishjen e barakave, familjet që jetojnë këtu e kundërshtuan ekskavatorin. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u ofroi atyre strehim në institucionin e kujdestarisë “Ranka Milanoviç”, por vetëm pas orësh të kaluara këtu, disa prej tyre u kthyen.


“Nuk kishte asnjë derë atje. Fëmijët e mi i tërhiqnin zvarrë. Njerëz të tjerë që qëndrojnë atje? Po! Aty ku ata na vendosën, ishte për askund. Asgjë nuk ka. Katastrofë. Është më keq se këtu”-theksoi Firdis Isenovska, qytetare.

“Unë pres që shteti të më strehojë siç duhet. Me familjen, me gruan dhe fëmijët? – Me familjen, me fëmijët, me gruan dhe mua. Po vuaj nga astma”-tha Osman Rexhep, qytetar.

Ministria e Punës mohon, që kushtet e jetesës në atë shtëpi janë të këqija. Nga Qendra për Punë Sociale në Shkup kanë qenë në terren, dhe njoftuan se tre persona që jetonin në baraka kanë mbetur në shtëpi, dhe është kthyer familja me katër anëtarë. Ata gjithashtu shtojnë se do të qëndronin në atë shtëpi deri në verë, dhe pastaj do të mund të kërkojnë një apartament./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori