LAJMI I FUNDIT:

A do të ketë nënshkrim të marrëveshjes, Haxhiu: Nuk kemi garancë që kjo do të ndodhë sot

A do të ketë nënshkrim të marrëveshjes, Haxhiu: Nuk kemi garancë që kjo do të ndodhë sot

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të takohen sërish për një tentativë tjetër për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ka lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, Kurti e Mustafa takohen sot sërish
Lexo po ashtu Ka lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, Kurti e Mustafa takohen sot sërish

Pas takimit të djeshëm, zyrtarët e të dyja partive thanë se ka lëvizje drejt marrëveshjes, mirëpo deri tani nuk ka asgjë të sigurt se ajo mund të nënshkruhet sot.

Lidhur me këtë, anëtarja e Kryesisë njëherësh edhe deputete e LVV-së, Albulena Haxhiu një një prononcim për Telegrafin ka theksuar se nuk mund të kenë garancë që marrëveshja do të nënshkruhet sot.


“Siç jeni në dijeni, takimet kanë rifilluar dhe nga qëndrimet e ngurta, mbrëmë ka pasur lëvizje. Unë padyshim që do doja të thoja që marrëveshja nënshkruhet sot por nuk mund të kemi garancë që kjo do të ndodhë sot edhe përkundër vullnetit tonë të madh. Prandaj presim e shohim se cili do të jetë epilogu i takimit të sotëm”, ka thënë Haxhiu.

Kujtojmë se takimi i sotëm do të zhvillohet në orën 15:30, ndërkaq është i treti me radhë pas zhvillimeve të seancës së 26 dhjetorit ku Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, LV-ja ka dalë e para e pasuar nga LDK-ja, ndërkohë për më shumë se tre muaj dy partitë kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për koalicion, edhe përkundër faktit se ishin pajtuar për programin qeverisës.

Arben Gashi tregon se cilën përgjigje e pret sot Isa Mustafa nga Albin Kurti
Lexo po ashtu Arben Gashi tregon se cilën përgjigje e pret sot Isa Mustafa nga Albin Kurti

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, pas kalimit të afatit 48 orësh, pritet që gjatë këtyre ditëve të dërgojë shkresë zyrtare tek presidenti Thaçi me emrin e mandatarit për kryeministër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori