LAJMI I FUNDIT:

Arben Gashi tregon se cilën përgjigje e pret sot Isa Mustafa nga Albin Kurti

Arben Gashi tregon se cilën përgjigje e pret sot Isa Mustafa nga Albin Kurti

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi ka folur në ‘RADIO 1’, pak orë para takimit të orës 15:30 në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Deputeti Gashi ka thënë se sot ose më së largu të premten do të ketë finalizim të rezultatit të negociatave, qofshin ato pozitive ose negative.

“Po vijmë drejt finalizimit. Besoj se sot ose nesër rrjedha e ngjarjeve do të çoi deri tek konkluzioni, qoftë ai pozitiv apo negativ. Qoftë po, qoftë Jo. pra limitet janë tek faza finale dhe kjo qëndron”, shprehet Gashi.


Deputeti Gashi tutje ka treguar se cilën përgjigje e pret sot Isa Mustafa nga Albin Kurti.

“Ajo çfarë është kërkuar dje dhe pardje nga kryetari ynë Mustafa në takim me z.Kurti është që meqenëse ai (Kurti) ka marrë hapa të njëanshëm, siç është zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nominimi i disa emrave të Ministrave, qysh e mendon ai zgjidhjen tani. Cili është opsioni i tij me të cilin mendon ai ta ndërtoi qeverinë. Normal krahas kësaj ne mbetemi tek ajo që jemi dakorduar paraprakisht që të kemi qeveri të balancuar. Pra këtë po e pret z.Mustafa dhe besoi është korrekte nga ana jonë”, tha Gashi për ‘RADIO 1’.