LAJMI I FUNDIT:

NATO tërheq disa trupa nga Iraku

NATO tërheq disa trupa nga Iraku

NATO njoftoi të martën se ka tërhequr disa prej trupave dhe personelit të saj nga Iraku dhe ripozicionimin e të tjerëve brenda vendit.

Një zëdhënës i aleancës ushtarake trans-Atlantike tha se “siguria e personelit tonë është thelbësore” dhe se disa trupa do të zhvendoseshin “brenda dhe jashtë Irakut”, përcjell Telegrafi.

“NATO mban një prani në Irak. Dhe ne jemi të përgatitur të vazhdojmë trajnimin dhe ndërtimin e kapaciteteve tona kur situata të lejojë”, tha zëdhënësi për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.


Tensionet në rajon u rritën shumë pas vdekjes së gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm ajror amerikan të premten në Bagdad.

Si rezultat, NATO-ja tashmë ka pezulluar edhe operacionin e saj të stërvitjes së trupave irakiane pas sulmit.

Aleanca mbrojtëse ka kryer një mision jo-luftarak në Irak për të trajnuar forcat lokale.

Misioni i trajnimit i NATO-s është i ndarë nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA në Irak, i cili ka rreth 5,200 ushtarë të vendosur në bazat irakiane.

Rreth 500 trajnerë, këshilltarë dhe staf ndihmës kanë marrë pjesë në mision, i cili përfshin personel ushtarak dhe civil nga 29 vendet anëtare të aleancës, si dhe vendet partnere jashtë NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Evropa
Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kalo në kategori