LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, turizmi do të përballet me mungesë të stafit profesional

Maqedoni, turizmi do të përballet me mungesë të stafit profesional

Në vitin e ri, sektori i turizmit do të përballet me një mungesë edhe më të madhe të stafit profesional. Më së shumti do të mungojnë kuzhinierët dhe kamerierët, paralajmërojnë nga Shoqata Hoteliere e Maqedonisë, HOTAM.

Ekspertët e Fakultetit të Turizmit në Ohër besojnë se arsyeja kryesore për këtë situatë, janë pagat e ulëta dhe motivimi i ulët i atyre, që punojnë në sektorin e turizmit. Si rezultat i kësaj, shumë prej tyre, veçanërisht gjatë muajve të verës, shkojnë në punë sezonale kryesisht në Kroaci dhe Mal të Zi.

“Pagat e ulëta, posaçërisht në turizëm, kontribuojnë për të qenë ajo joatraktive për punë. Statistikat, nga Enti i Statistikës tregojnë se rreth 90%, e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në këtë sektor të biznesit marrin një pagë më të ulët, se mesatarja kombëtare – deklaroi Aleksandar Trajkov, Profesor në Fakultetin e Turizmit.


Profesorët besojnë, se një nga masat për të kapërcyer këtë situatë, me ikjen e stafit është përmirësimi i bashkëpunimit të sektorit të biznesit, politikë-bërësve shtetëror dhe sektorit të arsimit. Disa hotelierë nuk pajtohen që pagesa është e ulët.

“Mund të them se tani janë vërtet të mira. Unë mendoj se është një gënjeshtër, që kushtet në perëndim janë më të mira dhe nuk e besoj atë. Ata largohen nga vendi tre ose katër muaj, dhe në dimër janë këtu. Me punën tonë me kosto efektive, ne nxjerrim edhe staf tonin. Por, para sezonit turistik, ata dinë të largohen dhe të shkojnë në Mal të Zi, Kroaci, Gjermani – tha Ljupço Cvetanoski, pronar hoteli.

“Shpresojmë që me disa korrigjime, që janë duke u bërë, me rritjen e pagave vetëm kështu mund të vijmë te një nivel, ku të gjithë do të jenë të lumtur. Kjo sjell korrigjime pagash, apo çmimet që duhet të japim në vitin 2020 – u shpreh Kërste Blazheski, kryetar i HOTAM.

Hotelierët thonë se tashmë kanë dërguar kërkesë me shkrim në Qeveri. Siç njoftoi kohët e fundit Alsat, ata po kërkojnë ndryshime në legjislacionin, që synon lehtësimin e procedurave të importit të forcës punëtore nga vendet e tjera, sipas shembullit të Bullgarisë, e cila e zgjidh këtë problem me stafin nga Ukraina dhe Moldavia. Blazheski thotë se ata presin një përgjigje pozitive nga shteti. Fakti që shkollat e mesme kanë gjithnjë e më pak nxënës në ato fusha tregon se duhet të kërkohen mënyra të tjera, si të arrihet te fuqia punëtore e nevojshme, pasi thotë se nuk na shkruhet mirë kështu.