LAJMI I FUNDIT:

Lirohet zyrtari i Nismës që bëri thirrje për ta vrarë Albin Kurtin

Lirohet zyrtari i Nismës që bëri thirrje për ta vrarë Albin Kurtin
Foto: Ilustrim

Anëtari i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili ishte edhe kandidati për deputet nga kjo parti, është liruar nga paraburgimi, pas deklaratës skandaloze ndaj kreut të LVV-së Albin Kurti.

Hoti kishte thënë se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet, pasi sipas tij, nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër.

Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Hotit, duke e quajtur kërcënim brutal.


Po ashtu pas këtij kërcënimi ai u arrestua nga Policia e Kosovës ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

Për kundër që Prokuroria Themelore kishte kërkuar 30 ditë paraburgim për Haxhi Hotin, Gjykata Themelore nuk e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë duke marrë vendim që Haxhi Hoti të lirohet nga arresti dhe t’i caktohet masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar, në këtë rast Kurtit.

Lidhur me deklaratën e pa matur të Hotit kundrejt Kurtit, pati shumë reagime nga institucionet, deputetë e nga shoqëria civile./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori