LAJMI I FUNDIT:

Premtime dhe pritje për depolitizimin e administratës në Maqedoni

Premtime dhe pritje për depolitizimin e administratës në Maqedoni

Me modernizimin e sistemit për menaxhim me dokumentet, pjesa më e madhe e administratës do të duhet të harojë në përdorimin e letrës. Pesë mijë nëpunës administrativ në të paktën 20 institucione nga fillimi i vitit, siças paralajmërimeve, duhet të punojnë në sistemin e vetëm për elektro-menaxhim me dokumentet.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës paralajmëroi modernizim të tërësishëm të sistemit për elektromenaxhim me dokumentet, si pjesë e aktiviteteve për profesionalizim të administratës publike.

Sipas paralajmërimeve, këtë vit duhet të sigurohen kushte për arritshmëri të lartë për përfshirje ndaj Regjistrit qendror të qytetarëve, institucioneve dhe kompanive, të cilat kanë autorizime të kryejnë shërbime publike. Regjistri qendror është bazë edhe për portalin nacional për e-shërbime dhe vendosje të sistemit për identifikim elektronik EiD, që ishte lëshuar muajin e kaluar.


Përmes portalit, i cili ka qenë institucion, pa dallim nëse është nga pushteti qendror ose vetëqeverisja lokale, mund t’u japë shërbime elektronike qytetarëve. Për momentin ofrohen 127 shërbime përmes atij portali. Në mënyrë elektronike mund të merren vërtetime nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të shpallen dokumente të pavlefshme nga “Gazeta zyrtare” të jepen konfirmime dhe M1, M2- formular nga Agjencia për punësim, të merret, përkatësisht të nxirret M4- formulari nga SPIM, të kontrollohen të dhënat personale nga Regjistri qendror i popullatës së marrë nga kryqëzimi i të dhënave të Drejtorisë për udhëheqje të librave amë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Regjistri qendror.

Në Katalogin e shërbimeve që ishte përpunuar nga SPIM prej 1.300 shërbimeve tashmë detajisht janë përshkruar 700. Planifikohet rrumbullaksim i të gjitha 1.300, ndërsa nga procesi do të mbesin vetëm ato për të cilat natyra e procedurës së dokumenteve nuk lejon ajo të bëhet në mënyrë elektronike.

Është paralajmëruar edhe përfshirja në programin ISA 2 të BE-së me të cilën mbështetet zhvillimi i vendimeve digjitale për administratën publike, biznesin dhe qytetarët në Evropë, me çka mundësohet përfitim më i madh i shërbimeve publike ndërsektoriale dhe tejkufitare.

Viti që kaloi në sektorin publik kaloi edhe në shenjë të përgatitjes së vendimeve ligjore dhe analizave për funksionim më të mirë të institucioneve, si dhe për premtim të zvogëlimit të politizimit.

Hap i parë për depolitizimin e premtuar të administratës dhe zgjedhjes më konkurente janë ndryshimet e parashikuara në zgjedhjen e sekretarëve shtetëror dhe drejtorëve me Propozim-ligj për shërbim të lartë udhëheqës.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori