LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Thumanës në grevë, më 3 janar duhet të lënë hotelet

Banorët e Thumanës në grevë, më 3 janar duhet të lënë hotelet

Banorët e Thumanës të strehuar në hotelet e Shëngjinit nisën grevën e urisë. Ata kundërshtuan bonusin e qirasë të ofruar nga Bashkia Krujë pasi nuk është i mjaftueshëm për të gjetur një banesë dhe nuk i jep zgjidhje problemit të tyre.

Ata refuzuan ushqimin si kundërpërgjigje ndaj Bashkisë Krujë që u ka lënë datën 3 janar si afat të fundit për t’u larguar nga hotelet.

“Kjo ishte diçka absurde. Ne na vrau një herë tërmeti, po na vret prapë pushteti. Këtë nuk po e pranojmë. Të gjithë këta banorë sot janë futur në grevë urie”.


Bonusin e qirasë nuk e pranojnë, pasi thonë se nuk është i mjaftueshëm për gjetjen e një banese dhe nuk i jep zgjidhje përfundimtare problemit të tyre.

“Ta gjejë shteti shtëpinë me qira. Pse ta marr unë bonusin, t’ja japë personit shteti bonusin dhe të shkojmë ne.”

“Nuk kemi mundësi me gjet shtëpi, nuk e duam as bonusin. Të na e gjejë shteti, nuk kam ku shkoj në botë. Kam dy pleq 82-vjeç, vëllain invalid me tre kalamaj dhe unë vetë i katërti.”

“Me lekët e bonusit nuk e gjet dot shtëpinë me qira, ujë dhe drita. Nuk e përballoj dot”.

“Me tre fëmijë të vegjël, me këtë 8 muajsh nuk kam ku të gjej shtëpi me qira absolutisht”.

Greva e banorëve të Thumanës që prej 26 nëntorit kanë mbetur të pastrehë, do të vijojë deri në marrjen e një zgjidhje nga institucionet. /Ora News/