LAJMI I FUNDIT:

E shtuna që vjen ditë pune edhe për çerdhet e Maqedonisë

E shtuna që vjen ditë pune edhe për çerdhet e Maqedonisë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se 14 dhjetori do të jetë ditë pune edhe për çerdhet e Maqedonisë.

MPPS i njoftoi drejtoritë e çerdheve se pas vendimit të Qeverisë në mbledhjen e 167-të se 14 dhjetori do të jetë ditë pune për të gjithë të punësuarit e institucioneve shtetërore e njëjta do të zbatohet edhe për çerdhet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Maqedoni, 40 mijë administratorë do të pastrojnë mbeturina
Lexo po ashtu Maqedoni, 40 mijë administratorë do të pastrojnë mbeturina

Ndryshe, sipas vendimit të Qeverisë, të shtunën më 14 dhjetorë nga sektori publik do të zbatohet aksion për pastrimin e mjedisit jetësor.


punonjësit do ta kompensojnë ditën e lirë të 2 janarit të këtij viti, që Qeveria e shpalli ditë jo pune për të gjitha institucionet e shtetit./Telegrafi/