LAJMI I FUNDIT:

Shkup, uji i pijshëm faturohet si ujë teknik

Shkup, uji i pijshëm faturohet si ujë teknik

Qytetarët e Shkupit shtatë vite kanë paguar pa dijeninë e tyre për ujitjen e parqeve të qytetit. Janë paguar tarifa për ujitje të sipërfaqeve të gjelbra për ujë të pijshëm, jo për ujë teknik, megjithëse mund të shihej se parqet këtë verë ishin të thara.

Faturat e muajit nëntor shokuan banorët e Shkupit, për shkak taksës së re të ngarkuar dhe të vendosur për mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit me një normë prej 20 për qind të tarifës së shërbimeve. Megjithatë, shumica e qytetarëve nuk e vunë re këtë, duke menduar se faturat e larta janë rezultat i rritjes së çmimit të ujit. Shumë nga qytetarët ishin të hutuar edhe nga fakti se ndryshe nga fqinjët e tyre ata kishin një shumë më të vogël ose më të lartë për tarifën e mirëmbajtjes së gjelbërimit. Në fakt, shumica e qytetarëve nuk e kanë idenë pse është kështu. Askush nga më parë nuk i ka njoftuar, ose lajmëruar që një gjë e tillë ishte duke u përgatitur. Por ajo për të cilën qytetarët janë të informuar është se uji teknik mund të përdoret për ujitjen e zonave të parkut dhe jo uji i pijshëm nga “NP Ujësjellësi dhe kanalizimi “, e cila gjatë verës kishte mungesë dhe për shkak të thatësirës së gjatë u aktivizuan edhe tre puset në Lepenc dhe Nerez.

Se si qytetarët kanë paguar këtë taksë 20 për qind për sasinë e ujit të konsumuar mbetet e paqartë, pavarësisht kërkesave për përgjigjen e kërkuar nga ana e qytetit, i cili tashmë kishte sjellë këtë vendim. Ajo që është për tu habitur është fakti se ky vendim ishte marrë në tetor të vitit 2012, por që nuk ishte treguar në llogaritë e ujit. Tarifa për mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit publik është vendosur në llogaritë e nëntorit sepse muajin e kaluar Qyteti i Shkupit mori një vendim nga Komisioni Rregullator i Energjisë i Republikës së Maqedonisë Veriore për të paraqitur të gjitha gjërat në faturë. Nga ky shpjegim i qytetit mund të konkludohet lirshëm se qytetarët për shtatë vjet paguanin diçka për të cilën nuk ishin në dijeni.


“Ky është një problem serioz. Çdo mëngjes zgjohem me frikën se mos do të më befasojë ndonjë llogari tjetër më e lartë se ajo e mëparshmja. Sot më arriti llogaria e ujit dhe mbeturinave dhe ç’të shoh! Grafik i ri për mirëmbajtjen e gjelbërimit urban në shumë prej 234 denarë. Ishte sipas vendimit të Këshillit të qytetit të paguhet 19 për qind e shumës totale për ujin e konsumuar. Në këtë mënyrë, pak nga pak sende të reja, shtesa të reja po na ngarkojnë dhe pyes se deri ku do të arrijnë. Ne nuk jemi mjaft të pasur për t’i rezistuar kësaj “mjeljeje” nga të gjitha anët. Kjo është e tepruar dhe më vjen të largohem nga ky shtet, ku mendohet në shumë gjëra tipi reket, siç është ky reketimi i fundit në xhep të banorëve të varfër të këtij vendi”, ka shkruar qytetari Zoran Mihajlov në Facebook.

Çmimi i ujit në Shkup është i pandryshueshëm, ndërsa llogaritë janë të njëjta. Bëhet fjalë për vendimin e marrë në tetor të vitit 2012, vendim për përcaktimin e përqindjes së çmimit të shërbimit për furnizimin me ujë të pijshëm dhe heqja e ujërave të zeza urbane për qëllime të veprimtarisë komunale – mirëmbajtja e gjelbërimit të qytetit (parqeve) nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Me këtë vendim, Qyteti i Shkupit cakton një përqindje prej 19.5 për qind nga çmimi i tarifës së shërbimit të furnizimit me ujë të pijshëm heqja e ujërave të zeza urbane llogaritur me çmimin e vendosur për metër kub me qëllim të kryerjes së veprimtarisë komunale – mirëmbajtja e gjelbërimit urban publik.

Arsyeja që tani kjo është e dukshme është se muajin e kalua Qyteti i Shkupit mori një vendim nga Komisioni Rregullator i Shërbimeve të Energjisë dhe Ujërave të Republikës së Maqedonisë Veriore për të paraqitur të gjitha gjërat në faturë. Kjo tarifë më parë është treguar me marrëveshje të brendshme tek ndërmarrjet “Uji dhe Kanalizimet” dhe “Parqet dhe Gjelbërimi”, dhe tani kemi risi vetëm shfaqjen e kësaj pagese në llogari. Me ndryshimet ligjore të vitit 2016, çmimi i ujit nuk përcaktohet nga shërbimet komunale dhe këshillat komunale por nga një organ i ri , shpjegojnë nga qyteti i Shkupit.

Nga atje nuk shpjeguan se pse këtë zgjidhje e morën tani, ose pse nuk e kanë kërkuar apo nuk e dhanë më parë, por pritën shtatë vite që t’u thuhet qytetarëve se ata kanë paguar për ujitje të parqeve deri më tani. Ndërkaq që parqet nuk u mirëmbajtën dhe ujitën këtë verë mund të shihet në çdo hap. (koha.mk)