LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit u dorëzoi mirënjohje zjarrfikësve dhe vullnetarëve që ndihmuan në Shqipëri

Bashkia e Shkupit u dorëzoi mirënjohje zjarrfikësve dhe vullnetarëve që ndihmuan në Shqipëri

Zjarrfikësit dhe vullnetarët e Shkupit, të cilët janë dërguar të ndihmojnë në Shqipëri pas tërmetit katastrofik, sot morën mirënjohje nga Bashkia e Shkupit.

Mirënjohje u janë dorëzuar vullnetarëve Artan Demiri, Isma Ramadani, Nexhati Berisha, Zekiria Murat dhe Jahi Isenovski dhe zjarrfikësve Vladimir Simonovski, Trajçe Kmetovski, Sreqko Jimevski dhe Nuredin Mustafa.

Zjarrfikësit dhe vullnetarët u kyçën në ekipet e shpëtimit dhe morën pjesë në nxjerrjen dhe shpëtimin e të lënduarve nga tërmeti dhe në heqjen e rrënojave nga objektet e dëmtuara./Telegrafi/


Të gjitha lajmet nga tërmeti në Shqipëri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga tërmeti në Shqipëri