Seanca gjyqësore për lëndët “Titanik”, “Titanik 3” dhe “Magyar Telekom”
“Titanik”, “Titanik 3” dhe “Magyar Telekom”, janë lëndët gjyqësore, të cilët sot vazhdojnë para Gjykatës Penale të Shkupit.
Procesi gjyqësor për parregullsitë zgjedhore “Titanik”, gjenden në procedurë dëshmuese dhe pritet të vazhdoj me rrëfimin e dëshmitarëve, të propozuar nga prokuroria. Kjo lëndë kryesohet nga gjykatësi, Osman Shabani, dhe përfaqësohet nga prokurorja Lile Stafanova, e cila nga Prokuroria Speciale Publike, është kthyer në Prokurorinë Publike.
Në këtë lëndë, përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është arrati, në rastin “Titanik”, akuzohen edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale Publike, këta të akuzuar dyshohen për “bashkim kriminel”, “shkelje të të drejtës zgjedhore”, “shkelje të lirisë së shprehjes së votuesve”, “ryshfet gjatë zgjedhjes dhe votimit”, “shkatërrim të materialit zgjedhor” dhe “keqpërdorim të mjeteve financiare për fushatë zgjedhore”.
Lëndë e ngjashme e cila ka të bëjë me zgjedhjet është edhe rastin “Titanik 3”, ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI. Sipas aktakuzës ata ngarkohen se si anëtar të Komisionit zgjedhor në Komunën e Çairit, në zgjedhjet lokale në vitin 2013, kanë shkatërruar material zgjedhor për këtë proces zgjedhor.
Procesi gjyqësor për këtë lëndë më 15 mars të këtij viti filloi nga e para, pasi që gjykatësja Marija Kletniçka, u emërua gjykatëse e re e lëndës, gjegjësisht pasi që gjykatësja Olja Ristova, e cila e udhëhiqte lëndën, në shkurt të këtij viti kërkoj të largohet nga procedimi i mëtutjeshëm i rastit.
Ndërkohë, lënda gjyqësore “Magyar Telekom”, zhvillohet kundër ish-sekretarit të përgjithshëm dhe ish-drejtorit të financave të “Telekomit të Maqedonisë”, Atila Sendrei dhe Rollf Pllat, si dhe për dy persona tjerë për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe për “nënshkrimin e marrëveshjeve fiktive” për shërbime konsulente me kompani nga Qiproja”.
Këtë lëndë e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, dhe e përfaqëson prokurorja Lile Stafanova. Për momentin është në fazë të prezantimit të dëshmitarëve.
Ndryshe, ky proces gjyqësor filloi në vitin 2011, më pas e mori përsipër Prokuroria Speciale Publike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë