LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, qeveria dhe opozita do të luftojnë kundër largimit të të rinjve

Maqedoni, qeveria dhe opozita do të luftojnë kundër largimit të të rinjve

Për herë të parë në dhjetor, një ligj për rininë hyn në procedurë parlamentare. Në të kanë punuar qeveria dhe opozita dhe do të miratohet me konsensus. Qëllimi i ligjit, i cili përfshin masa për të parandaluar shpërnguljen, është që t’i mundësojë të rinjve të marrin pjesë në hartimin e politikave. Ai parashikon që në çdo institucion të ketë zyre për të rinjtë.

“Trendin e shpërnguljes së të rinjve mund ta adresojmë vetëm përmes ideve, masave dhe propozimeve nga vetë të rinjtë, që punojnë dhe hulumtojnë mbi këto tema. Është e rëndësishme që përmes një mekanizmi të tillë ligjor, t’u mundësohet atyre pjesëmarrje e garantuar në ato strategji, ligje, qoftë në fushën e arsimit, punës dhe çështjeve sociale, apo një Strategji e shpërnguljes, sepse ajo e mëparshmja nuk dha fare rezultat – tha Ivana Tufegxhiq, LSDM.

Dhe derisa përgatiten ligjet dhe strategjitë, të rinjtë po largohen. Numri i saktë nuk dihet. Sipas strategjisë “Stop Brain Drain 2013 – 2020”, që është hartuar nga qeveria e mëparshme, të cilën qeveria aktuale e mban në sirtar, të rinjtë po largohen për shkak të papunësisë, pagave të ulëta, karrierave, mosrespektimit të punës, nënvlerësimit të ekspertizës dhe presionit politik. Ata shpërngulen në vendet perëndimore, ku kohët e fundit përveç sigurisë ekonomike dhe juridike, ofrohen edhe lehtësime në viza. Si rezultat i shpërnguljes, mësimi i gjuhëve të huaja është rritur.


“Ka interes të lartë. Por, kjo për shkak se gjermanishtja është gjuha e dytë më e mësuar në shkollat fillore dhe gjimnazet – u shlpreh Tanja Kriger, Drejtore e Institutit Gete.

“Të rinjtë janë më të interesuar në kurse online, komunikim, lojëra dhe argëtim – tha Halk Shlajher, Shef i Departamentit të Gjuhëve në Institutin Gete.

Gjashtë vjet më parë, strategjia tregoi se shteti duhet të punojë intensivisht për një zhvillim të fortë ekonomik. Por, pavarësisht kësaj, një pjesë e të rinjve do të preferojnë të qëndrojnë në shtëpi nëse iu ofrohet punë atraktive, paga më të larta dhe avancime në karrierë./alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=-egiVpjLkNc&feature=emb_title

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori