LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë skenarët kualifikues pas ndeshjes Republika Çeke – Kosova

Të gjithë skenarët kualifikues pas ndeshjes Republika Çeke – Kosova
Kosova (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Takimi kundër Republikës Çeke shënon njërën prej ndeshjeve vendimtare Të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’. Dardanët janë mysafirë të çekëve në Doosan Arena të Plzenit.

Të dyja këto përfaqësuese janë në konkurrim të drejtpërdrejtë për një vend që dërgon në fazat finale të Kampionatit të ardhshëm Evropian.

Detajet e ndeshjes Republika Çeke 2-1 Kosova
Lexo po ashtu Detajet e ndeshjes Republika Çeke 2-1 Kosova

Si mund të ndodhë kualifikimi i sigurt i Kosovës

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Kosova duhet të fitojë ndaj Republikës Çeke në Plzen dhe së paku të barazojë ndaj Anglisë në Prishtinë.


Në këtë rast, nëse Çekia do ta fitonte takimin e fundit ndaj Bullgarisë do të kishte pikë të barabarta me Kosovën (nga 15-të) dhe skuadra jonë do të vazhdonte tutje falë ndeshjeve direkte.

Teksa në rast se Përfaqësuesja jonë triumfon edhe ndaj Anglisë, atëherë epërsia do të ishte bindëse.

Mundësia e dytë e kualifikimit të Kosovës

Në rast se Kosova dhe Republika Çeke ndahen baras, atëherë skuadra jonë do t’ kishte 12 pikë, kurse ekipi kundërshtar 13 pikë.

Çekët luajnë kundër Bullgarisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për ‘Euro 2020’ dhe ne duhet të shpresojmë që bullgarët të mos e humbin sfidën.

Nëse ndodh kështu, Kosova do ta ketë në dorë kualifikimin në përballjen ndaj Anglisë në “Fadil Vokrri”, duke qenë se me fitoren tonë ndaj Tre Luanëve (15 pikë) dhe më barazimin apo humbjen e Republikës Çeke ndaj Bullgarisë (13 apo 14 pikë), Dardanët kualifikohet në fazat finale të Kampionatit Evropian.

Skenari më i keq

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Kosova nuk guxon ta humbë ndeshjen ndaj Republikës Çeke, pasi nëse ndodh kjo, atëherë humben gjasat matematikore për kualifikim.

Në rast se kundërshtari e fiton takimin, atëherë do të ngritet në kuotën e 15 pikëve, kurse Dardanët mbesin në 11 pikë, që do të thotë se edhe nëse e mposhtim Anglinë në “Fadil Vokrri” (14 pikë) dhe nëse çekët pësojnë nga Bullgaria, përfaqësuesja jonë eliminohet.

Në këtë situatë, Kosova do ta kërkojë kualifikimin përmes Ligës së Kombeve.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori