Institucionet qeveritare dhe komunale kanë rritur intensitetin për shpalljen e konkurseve për punësime në institucionet qeveritare dhe ata komunale. Sipas burimeve të “Alsat” nga 1 tetori deri më tani, janë shpallur 52 konkurse për punë pa saktësuar numrin e punësimeve që kërkohen ndërkohë dhjetëra kërkesa tjera vazhdojnë të arrijnë në organet përkatëse. Për dallim nga periudha e mëparshme, numri i konkurseve për punësim, siç marrim vesh është rritur deri në 60 për qind. Nga Komisioni për Anti-korrupsion, anëtari Goran Tërpenovski, thonë se po ndjekin me vëmendje situatën dhe do të reagojnë për të gjitha shkeljet eventuale të ligjit duke marrë parasysh se vendi ndodhet në periudhën e shpalljes së datës së zgjedhjeve.
“Pasi të gjithë e dimë se shumë vit me radhë gjithmonë punësimet në sektorin shtetëror shfrytëzohen për ndikim në rezultatet zgjedhore, ne si Komision do të jemi në krye të detyrës, do ti ndjekim me vëmendje dhe do të alarmojmë nëse shohim çfarë do qoftë keqpërdorimi të punësimeve në administratën shtetërore”, deklaroi Goran Tërpenovski, anti-korrupsion.
Ish-anëtari i Komisionit për luftën kundër korrupsionit, Arif Musa, deklaroi se mënyra e këtillë e punësimeve është gjah pas votave para fushatës parazgjedhore.
“Kjo është një traditë e instaluar në Republikën e Maqedonisë. Kjo është mënyra më antiligjore e shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të administratorëve, të cilët diskriminohen pastaj në baza partiake, nacionale, në baza familjare dhe të tillët mbeten gjithmonë në margjina të detyrave dhe obligimeve që i kanë. Për parimet në administratë pastaj, janë ata që janë këtu tek ne në Maqedoni. Posaçërisht për kuadrot shqiptarë që janë në administratën shtetërore, nuk përparojnë me dekada. Mbeten bashkëpunëtor më të ulët në administratën publike”, tha Arif Musa, ish-antikorrupsioner.
Përfaqësuesit e Komisionit për luftë kundër korrupsionit, shpresojnë që deri para fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore, do të kenë ekip më të zgjeruar dhe kjo do tu ndihmojë që me vëmendje të ndjekin keqpërdorimet eventuale parazgjedhore. Punësimet partiake para zgjedhjeve kanë përcjell të gjitha ciklet zgjedhore në vend edhe përkundër reagimeve të shumta për shkelje ligjore./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë