LAJMI I FUNDIT:

Planifikonin sulm në Tiranë, flasin përfaqësuesit e MEK: Të tjerë agjentë të Iranit operojnë në Shqipëri

Planifikonin sulm në Tiranë, flasin përfaqësuesit e MEK: Të tjerë agjentë të Iranit operojnë në Shqipëri

Përfaqësues të opozitës iraniane në Shqipëri thonë se lajmin për goditjen e planifikuar nga celula terroriste iraniane marsin e 2018 në Kryegjyshatë e mësuan nga mediat.

Në një intervistë për Abc News, Ali Safavi, përfaqësuesi i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të MEK tha se i presin akte të tilla dhe zbulon emrat e katër të dyshuarve të tjerë, që jetojnë në vendin tonë.

Anëtarët e opozitës iraniane që jetojnë në kampin “Ashraf 3” në Manëz në vendin tonë e kanë mësuar nga mediat që përcollën deklaratën e kreut të Policisë Ardi Veliu për zbulimin e një celule terroriste që kishte planifikuar në sulm terrorist gjatë festimeve të bektashinjve marsin e 2018 në vendin tonë.


Anëtari i Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane me seli Uashington e rrëfen për ABC News e madje përmend emra të agjentëve të tjerë që jetojnë në Shqipëri.

“Ne nuk ishim në dijeni të informacionit që paraqiti drejtori I policisë së shtetit…Forcat e rendit në Shqipëri duhet të përgëzohen për punën e kujdesshme, duke mbledhur infomacion mbi atë rrjet…Ne e mësuam vetëm dje nga mediat që e transmetuan, por ne e dinim se trupa iraniane të gardës revolucionare, psh një nga njerëzit e atij rrjeti Ali Riza Nabkazade ishte punonjës I Ministrisë së Inteligjencës. Atë ne e dinim, por nuk e dinim që ishte pjesë e rrjetit që u bë publik dje. Ne kemi informacion të përgjithshëm dhe kemi dhënë edhe në të kaluarën informacion mbi njerëz të tjerë të regjimit në Shqipëri. Nakosh Zade nuk ishte i vetmi. Ka edhe të tjerë, përfshi Kolam Zedah Shekari, Hassan Hayrani (hejrani), Rrahman Modammadi. E dimë që ndodhen në Shqipëri por jo se ku rrinë tamam. Dhe mesazhi ynë për autoritetet shqiptare është se këta persona janë agjentë të regjimit dhe duhen arrestuar e përzënë nga Shqipëria sepse detyra e tyre është të përgatisin sulme ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian”, shprehet Ali Safavi.

Policia tregon emrat e terroristëve iranianë që kishin si synim kryerjen e një sulmi në Tiranë
Lexo po ashtu Policia tregon emrat e terroristëve iranianë që kishin si synim kryerjen e një sulmi në Tiranë

Ai thotë se ata informojnë vazhdimisht qeveritë në Europë, përfshi atë shqiptare mbi aktivitetin terrorist të agjentëve të Iranit. Safavi sjell si shembull ambasadorin iranian dhe zëvendësin e tij që u dëbuan si non grata nga Shqipëria dhjetorin e kaluar.

“Po, ambasadori Gholam Hossein Mohammadnia ka qenë drejtues i lartë i ministrisë së inteligjencës e ka qenë edhe anëtar I ekipit negociator kur regjimi iranian negocionte me SHBA me Xhon Kerrin për marrëveshjen bërthamore me Iranin në Gjenevë, në Vjenë dhe në Nju Jork.

Pra është e qartë se regjimi iranian përdor mbulesën diplomatike për të dërguar diplomatët e vet në Europë, madje ish ambasadori Mohamandnia ka qenë i përfshirë direkt në operacione dhe zëvendësi i tij Mustafa Roodaki ka qenë shef sektori në ministrinë e inteligjencës për Europën.

Kur ai erdhi në Shqipëri, një tjetër agjent i ministrisë së inteligjencës Asadon asadi e zëvendësoi atë në Vjenë dhe siç mund ta dini Asadi ishte personi që i dha bombën dy agjentëve për të hedhur në erë anëtarët e rezistencës që ishin mbledhur në Paris.

Sot ai është në burg në Belgjikë në pritje të gjyqit. Pra qartazi të ashtuquajturit diplomatë të regjimit iranian kanë lidhje direkte me ministrinë e inteligjencës apo gardën revolucionare dhe prandaj e nënvizoj sërish se ambasadat e regjimit iranian dhe qendrat diplomatike duhet të mbyllen“, vijon ai.

Pyejes nëse shqiptarët duhet të frikësohen nga akte të ngjashme si ai i marsit 2018, i përgatitur gjatë festimeve e me shumë njerëz, përfaqësuesi i MEK se të gjithë duhet të jenë vigjilentë

ne e kemi thënë gjithmonë se europianët duhet të tregohen vigjilentë dhe terrorizimi i regjimit nuk kufizohet vetëm në Shqipëri.

“Ata janë aktivë ngado nëpër Europë. Pak muaj më parë një diplomat u përzu nga Danimarka, një tjetër nga Holanda. Regjimi organizoi sulme terroriste në Bullgari e madje edhe në Tailandë, në Arabinë Saudite. Edhe në Uashington ata tentuan të vrisnin ambasadorin e Arabisë Saudite. Pak më herët ata tentuan të vrasin edhe zyrtarë të lëvizjes sonë në Uashington vitin e kaluar dhe FBI arrestoi 2 agjentë të inteligjencës iraniane. Prandaj ne themi se terrorizmi është një kollonë e politikës së jashtme të regjimit të Iranit, prandaj Europa duhet të jetë shumë vigjilente“, tregon ai.

Ali Safavi nuk e di arsyen pse nuk u informuan nga autoritetet shqiptare për rastin e para dy viteve, por e rëndësishme për opozitarët iranianë është se rasti i Shqipërisë do sensibilizojnë Europën për një vëmendje të shtuar ndaj aktivitetit të regjimit iranian kudo në botë.