LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për rastin “Titanik 3” do të vazhdojë më 18 nëntor

Gjykimi për rastin “Titanik 3” do të vazhdojë më 18 nëntor

Gjykimi për shkatërrimin e materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013 “Titanik 3” vazhdon më 18 nëntor, pasi që në seancën e sotme u prononcua i akuzuari Ismet Guri.

Për seancën e ardhshme, Gjykata dha urdhër që të sigurohet dëshmitari, për të cilin është raportuar se ka adresë në Gjermani, kështu që nëse nuk mund të sigurohet prania e tij personale të merret në pyetje përmes video lidhjes konferenciale.

Ismet Guri pas seancës së sotme, para mediave tha se kjo definitivisht është politike dhe se nuk ka asnjë vepër penale.


Në Titanik 3″ të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI-ja, të cilët ngarkohen se si anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor.

Procedura filloi sërish më 15 mars të këtij viti pas emërimit të gjykatës Marija Kletniçka për gjykatëse të re në këtë lëndë, pasi gjykatësja Ole Ristova , e cila e ka udhëhequr rastin, në shkurt të këtij viti ka kërkuar largim nga rasti.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori