LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Turqia kurrë në historinë e saj nuk ka kryer masakër civile, nuk na e lejon as besimi ynë

Erdogan: Turqia kurrë në historinë e saj nuk ka kryer masakër civile, nuk na e lejon as besimi ynë

Në fakt, theksoi presidenti Erdogan,”është historia e atyre që akuzojnë Turqinë për kryerjen e masakrave dhe që janë plotë me masakra të tilla”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile dhe se këto akte janë kundër natyrës së kombit të tij.

“Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer dhe nuk do të kryejë masakër civile. Sepse këtë nuk na e lejon as besimi, as kultura dhe as morali ynë. Shpifjet për ‘masakër civile’ janë materiali më i rëndësishëm për fushatën që kryhet kundër Turqisë”, theksoi Erdogan gjatë një takimi të grupit të AK Partisë në Ankara.

Në fakt, theksoi presidenti Erdogan, ”është historia e atyre që akuzojnë Turqinë për kryerjen e masakrave dhe që janë plotë me masakra të tilla”.


“Nëse doni të shikoni masakër civile, shikoni Afganistanin, Arakanin, Malësinë e Karabakut në Kaukaz apo Bosnjën në Ballkan. Nëse doni të shikoni masakër civile, kaloni para pasqyrës dhe shikoni gjakun e të pafajshmëve që janë lyer në duart tuaja vonë në shekullin e kaluar dhe në këtë shekull”, tha Erdogan.

“Nëse doni të shihni masakra civile, shikoni Qipron para ndërhyrjes së Turqisë, shikoni Palestinën pikërisht nën hundën tuaj, ku myslimanët vriten qëllimisht nëpër rrugë”, shtoi ai.

Trupat turke, po vazhdojnë sulmet nëpër caqet kurde në Siri

Presidenti turk tha se nuk luftojnë kundër popullit të Sirisë, por luftojnë së bashku me popullin sirian kundër mizorëve terroristë. Ai shtoi se në operacionin kundër-terrorist ushtria turke nuk shënjestroi kishat as edhe kur terroristët i përdorin ato si fole snajperësh.

Duke refuzuar ofertat për “të ndërmjetësuar” në konflikt, Erdogan tha se, “Turqia në historinë e saj nuk është ulur asnjëherë në një tryezë me ndonjë organizatë terroriste dhe për këtë nuk kërkojmë ndërmjetës. Turqia ka përvojën dhe mendjemprehtësinë që nuk mund të bëhen bisedime me terroristët por edhe nëse bëhet nuk do të ketë kuptim dhe rezultat”.

Në vend të kësaj, ai përcaktoi një “vijë të kuqe” duke theksuar se, “Propozimi ynë është që sonte menjëherë terroristët të dorëzojnë armët, të prishin kurthet që kanë ngritur dhe të largohen nga zona e sigurt”,

Komentet e presidentit turk vijnë para vizitës në Turqi të zv/presidentit të SHBA-ve, Mike Pence, e cila është planifikuar për ditën e nesërme. Pence do të shoqërohet nga sekretari i shtetit, Mike Pompeo dhe ata do të takohen me presidentin Erdoğan në Ankara.

Ankaraja dëshiron të pastrojë Sirinë veriore në lindje të lumit Eufrat nga PKK-ja terroriste dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Turqia ka deklaruar se PKK-ja dhe YPG/PYD-ja janë kërcënimi më i madh për të ardhmen e Sirisë, pasi ata rrezikojnë integritetin territorial dhe strukturën unitare të vendit.

Ushtarët sirianë të vendosur, t’i bëjnë ballë sulmeve nga Turqia

Më tej, presidenti Erdogan shprehu skepticizëm në lidhje me raportimet se regjimi sirian kishte arritur një marrëveshje me SDF-në, një emër tjetër i përdorur për YPG/PKK-në terroriste, mbi provincën Munbixh të Sirisë.

Erdogan tha se Turqia dhe Rusia tashmë kanë një marrëveshje mbi Munbixhin.

Duke theksuar çështjen e Munbixhit, ai tha se, “Ne nuk kemi synim të veçantë për të qenë në Munbixh. Shqetësimi ynë është vetëm një edhe ai, qoftë Rusia, qoftë regjimi, ta nxjerrin organizatën terroriste YPG/PYD prej këtu”.

Erdogan theksoi se vendi i tij dëshiron t’ua kthejë territoret e Sirisë miliona sirianëve që jetojnë në Turqi.

Mes operacionit kundër-terrorist të Turqisë në veri të Sirisë, koalicioni anti-DEASH i udhëhequr nga SHBA-të të martën njoftoi tërheqjen nga Munbixhi i Sirisë, një zonë e synuar nga Turqia për pastrimin e terroristëve të YPG/PKK-së. /Anadolu Agency/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kalo në kategori