LAJMI I FUNDIT:

Rompuy: BE nuk do të bllokojë hyrjen e vendeve kadidate të cilat kanë treguar se janë të gatshme

Rompuy: BE nuk do të bllokojë hyrjen e vendeve kadidate të cilat kanë treguar se janë të gatshme

Ish-Presidenti i Këshillit Evropian dhe Kryeministri i Belgjikës, Herman Van Rompuy beson se asnjë shtet anëtar i BE-së nuk do të bllokojë hyrjen e një vendi kandidat që ka dëshmuar se është e gatshme për t’u bashkuar me familjen evropiane.

“Procesi i pranimit në BE është tërësisht i bazuar në merita. Prandaj, unë mendoj se është më mirë të përqendrohemi në reformat që duhen bërë sesa të spekulojmë pikëpamjet e shteteve anëtare. Në fund të fundit, asnjë shtet anëtar i BE-së nuk do të bllokojë hyrjen e një vendi kandidat që ka dëshmuar se është perfekt për t’u bashkuar me familjen evropiane”, tha Rompuy në një intervistë me portalin “Europian Vestern Balkans”.

Rompuy tha se ai personalisht e mbështet hapjen e bisedimeve me të dyja vendet.


Sqaroi se për Belgjikën dhe shumë vende të tjera anëtare, integriteti i BE-së është më i rëndësishmi, që do të thotë se parimet si sundimi i ligjit, institucionet e forta demokratike dhe vlerat themelore siç janë liria e fjalës, mbeten në fokusin e BE-së./Telegrafi/