Xhaferi-Zhidan: Kërkohet intensifikimi i marrëdhënieve në pjesën e ekonomisë, bujqësisë
Në kuadër të Asamblesë së 141. të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet në Beograd, Republika e Serbisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi realizoi takim me Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë Dejan Zhidan.
Kryetarët e parlamenteve të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë u pajtuan se ky takim paraqet edhe një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy shteteve, që në vazhdimësi janë miqësore dhe pa çështje të hapura, të bazuara mbi miqësinë tradicionale, partneritetin e fuqishëm strategjik, bashkëpunimin shumëvjeçar konstruktiv dhe mbështetjen në planin bilateral dhe multilateral.
Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi shprehu kënaqësi që bashkëpunimi parlamentar ndërmjet dy vendeve shënon avancim të përhershëm dhe intensitet të zmadhuar, për çka flasin vizitat e shumta të deputetëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë.
Ai foli edhe për trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, me takime të shumta të realizuara në nivel të lartë dhe dinamizmin e dialogut politik.
Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje që Republika e Sllovenisë në vazhdimësi në mënyrë aktive e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO dhe BE, si edhe për ratifikimin e shpejtë nga ana e parlamentit slloven të Protokollit aderues për anëtarësim të vendit tonë në NATO.
Kryetari i parlamentit slloven Zhidan, shprehu kënaqësi për takimin në kuadër të margjinave të UIP dhe theksoi se ndërmjet dy vendeve ekziston traditë shumëvjeçare e marrëdhënieve miqësore në nivel bilateral dhe multilateral. Ai foli për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe prezencën e investimeve të huaja në vend dhe në rajon si vegël për bashkëpunim dhe për mbështetje të vendit tonë në rrugëtimin e tij në NATO dhe BE.
Xhaferi dhe Zhidan folën edhe për Procesin e Berlinit si nxitës i fuqishëm për BE perspektivat të vendeve nga Ballkani Perëndimor, e me të cilin për momentin kryesojnë bashkë Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
U bë fjalë edhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, me ç’rast ishte vlerësuar se në më shumë fusha ekziston potencial i madh për intensifikimin e bashkëpunimit të shkëlqyer, a sidomos në pjesën e ekonomisë, bujqësisë, energjetikës, industrisë, arsimit dhe kulturës.
Bashkëbiseduesit shfaqën shpresë se bashkëpunimi ndërmjet deputetëve të dy vendeve do të thellohet edhe më shumë, si në planin bilateral ashtu edhe në planin multilateral, në kudër të asambleve parlamentare ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë