LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Ambasada amerikane ka më shumë se tridhjetë ekipe në gjithë Kosovën

Kosnett: Ambasada amerikane ka më shumë se tridhjetë ekipe në gjithë Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili uroi që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike, ka vizituar shkollën “Kral Milutin”.

Kosnett u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e tyre.

“Ambasada amerikane ka më shumë se tridhjetë ekipe në gjithë Kosovën, duke vizituar qendrat e votimit dhe unë kam vizituar personalisht qendrat e votimit në Prishtinë, Prizren, Graçanicë”, tha ai.


Në këtë qendër votimi të drejtën e votës e ka shfrytëzuar kryetari i SLS Slobodan Petroviq. Ai ka thënë se gjatë procesit zgjedhor janë vërejtur parregullsi në  Shtërpcë dhe Graçanicë.

“Ajo që pres sot është që para se gjithash bashkëkombësit tanë që të votojnë për ata që e dinë se kanë bërë diçka për ta dhe po ashtu edhe në të ardhmen do të jenë me ta. Në këto zgjedhje do të kemi mbështetje të madhe të njerëzve tanë. Ajo që karakterizoi kampanjën ishin kërcënimet dhe dua edhe kësaj radhe dua të bart porosinë se kam marrë porosinë se në disa vendvotime në Shtërpcë dhe Graçanicë janë vërejtur parregullsi. Po ashtu, në pothuajse të gjitha vendvotimet në Shtërpcë dhe një pjesë në Graçanicë me njerëzit shkojnë edhe  ata që janë të ashtuquajtur përcjellës për ata që nuk janë në gjendje të vijnë vetëm për të votuar. Sot përcjellësit janë të pranishëm në çdo vendvotime, gjë që është e papranueshme. Në një vendvotim në Shtërpcë është ndërprerë votimi për shkak të këtij fakti”, tha Petroviq.

Ndërsa, Vladimir Mirkiq, menaxher i shkollës “Kral Milutin” në Graçanicë, theksoi se vendvotimi është hapur me kohë dhe nuk është e evidentuar asnjë parregullsi.

“Nuk ka kurrfarë problemesh gjë të cilën mundeni edhe vetë ta verifikoni, dhe në vendvotime kemi edhe pjesëtarë të partive politike shqiptare, të cilët mund t’i pyetni edhe vet. Zgjedhjet po shkojnë mirë.  Në këtë qendër votimi është paraparë të votojnë rreth 22 mijë qytetarë”, tha ai.

Vërehet një interesim i madh i banorëve të Graçanicës dhe Llapnasellës për të votuar, ku sipas KQZ, deri në orën 11:00 në Graçanicë kanë votuar rreth 15 për qind e qytetarëve me të drejtë vote./kp/Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori