Koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim, me 2, 700 vëzhguesit e saj është bërë gati për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen nesër.
DnV përmes vëzhguesve të saj do të jetë e pranishme në të gjitha 2,547 vendvotimet në vend, ndërsa për t’i asistuar ata janë angazhuar rreth 100 ekipe mobile. Të dhënat nga terreni do të përpunohen nga Qendra e Thirrjeve, e vendosur në Prishtinë, në të cilën janë angazhuar rreth 170 vullnetarë, dhe do të raportohen në mënyrë periodike, me zhvillimet ditore rreth procesit të votimit dhe të numërimit.
Ismet Kryeziu nga DnV, në një konferencë për media, ka inkurajuar të gjithë qytetarët, partitë politike dhe të gjithë akterët që edhe nesër më 6 tetor, të shfaqin kulturë zgjedhore, ashtu siç demonstruan gjatë fushatës zgjedhore.
Kryeziu u bëri thirrje subjekteve politike dhe institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e zgjedhjeve të tregojnë maturi dhe të jenë në nivel të lartë të përgjegjësisë për të garantuar një proces demokratik dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
“Subjektet dhe institucionet të cilat janë përgjegjëse për menaxhimin dhe organizimin e zgjedhjeve, ne iu bëjmë thirrje që nesër ta japin kontributin e tyre maksimal, duke siguruar që të kemi një garë demokratike, një garë fer, e cila do të garantoj liri të drejtë pa cenuar, pa frikë që qytetarët e Kosovës të votojnë në ditën e nesërme”, deklaroi Kryeziu, transmeton kp.
Ai shtoi se është e rëndësisë së veçantë për qytetarët që nesër bindja e tyre programore, ideologjia dhe vizioni i tyre të bëhet realitet. Për këtë, DnV kërkon nga qytetarët të dalin të votojnë dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes.
“Të ndërtuar qytetarë të Kosovës, është e rëndësisë së veçantë që nesër bindja juaj programore, ideologjike, vizioni i juaj të bëhet realitet. Nesër mos rri në shtëpi, por dil dhe voto. Unë do të votoj, voto edhe ti”, deklaroi ai.
Kryeziu tha se retorikat provokuese dhe çdo rrethanë që nxit dhunë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme, ndërsa, institucioneve të sigurisë iu bëri thirrje të jenë në krye të detyrës për të garantuar atmosferë të qetë zgjedhore.
Ndërsa, DnV nesër ka paraparë t’i mbajë pesë konferenca për media./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?