Ilaçi “Ranitidin” tërhiqet edhe në Maqedoni, përmban substanca që shkaktojnë kancer
Nga tregu i Serbisë dhe Kroacisë është tërhequr ilaçi Ranitidin, për shkak të dyshimeve se ka substanca aktive “nitrosodimethylamine (NDMA)”, e cila është kancerogjene dhe mund të shkaktojë kancer.
Kompania “Hemofarm”, për shkak të kujdesit dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, i tërheq gjitha seritë e ilaçit Ranitidin. Mediumet serbe shkruajnë se nga tregu janë tërhequr gjitha prodhimet që përmbajnë ranitidin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Agjencia për ilaçe në Maqedoni (MALMED) nuk informojnë nëse i kanë njoftuar barnatoret dhe mjekët amë për tërheqjen e ilaçit Ranitidin. Por, përmes një kumtese me kërkesë të mediumeve, thonë se ilaçin e kanë tërhequr nga tregu nga prodhuesit:
-LEK Shkup, LEK Ljubljana DOOEL, Ranital 150 mg, tableta, dhe
-Hemofarm, A.D Përfaqësia industriale kimike Shkup, Ranitidin 75 mg, tableta.
Ilaçet që përmbajnë ranitidin si substancë aktive, përdoren tek pacientët që kanë gjendje të ulçerëve në stomal, me qëllim që të ulet prodhimi i acidit në stomak.
Nga MALMED thonë se në territorin e Maqedonisë së Veriut ka edhe ilaçe tjera për trajtimin e kësaj gjendje, të cilët mund të merren si terapi zëvendësuese. Pacientët duhet të drejtohen tek mjekët amë ose farmaceutët, në rast të ndonjë pyetje në lidhje me këtë terapi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë