LAJMI I FUNDIT:

Batalli: Papunësia dhe deficiti i lartë tregtar, sfidat më të mëdha ekonomike në vend

Batalli: Papunësia dhe deficiti i lartë tregtar, sfidat më të mëdha ekonomike në vend

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Butrint Batalli përmes një shkrimi, ka bërë të ditur se si mund të mundësojmë rritjen ekonomike në Kosovë.

Ai ka thënë se njëra ndër sfidat më të mëdha ekonomike me të cilat ballafaqohet Kosova, janë norma e lartë e papunësisë dhe deficiti i lartë tregtar që ka filluar të bëhet i frikshëm

Më poshtë shkrimi i tij i plotë:


Si të mundësojmë një rritje të qëndrueshme ekonomike në Republikën e Kosovës

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ngritje të mirëqenies së qytetarëve dhe kohezion social në mënyrë që rinia të mos largohet nga vendi por të shpalos talentin dhe të kontribuoj në të mirë të zhvillimit të Kosovës.
Rritja e qëndrueshme ekonomike, kthimi i trurit nga diaspora, aktivizimi i rinisë dhe reformim i sistemit arsimor në funksion të tregut të punës dhe ekonomisë së dijes janë parakushte për funksionimin normal të vendit tonë.

Sfidat më të mëdha ekonomike me të cilat ballafaqohet Kosova, janë norma e lartë e papunësisë dhe deficiti i lartë tregtar që ka filluar të bëhet i frikshëm!
Rritja e qëndrueshme e ekonomisë së Kosovës dhe e mirëqenies së qytetarëve mund të bëhet përmes angazhimit të vazhdueshëm në mbështetje dhe konsolidim të sektorit privat.
Fokusi do të jetë tek, fuqizimi i sipërmarrjes dhe inovacionit; tërheqja e investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe mbështetja e të rinjve, si aseti kryesor i yni.

Disa nga masat që janë planifikuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe që duhen të ndërmerren menjëherë për të adresuar këto sfida janë:
• Mobilizimi i resurseve të nevojshme për të mbështetur specializimin e prodhuesve vendorë në degët që i ofrojnë ekonomisë sonë përparësi krahasuese dhe konkurrim të denjë në tregun ndërkombëtarë.
• Digjitalizim të të gjithë sektorëve dhe sferave të shoqërisë.
• Funksionalizim dhe operacionalizim të plotë të zonave të lira ekonomike, për të mundësuar transferin e njohurive dhe teknologjive dhe specializimin e forcës së punës.
• Lehtësimin e qasjes në financa për sektorin privat, për të mbështetur financimin e projekteve të ndryshme investuese përmes rritjes së kapitalit në qindra miliona euro të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.
• Krijimin e kushteve më të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta përmes avancimit të dispozitave të parapara në kuadër të Ligjit për Investime Strategjike.
• Kthimin e trurit dhe sipërmarrësve nga diaspora përmes përfshirjes së tyre në zhvillimin e Kosovës.
• Rikthimin e shpresës tek të rinjët përmes zhvillimit të aftësive sipërmarrëse të tyre duke i përgatitur dhe mbështetur në aktivitete ekonomike si dhe
• Financimin e programeve të ndryshme të edukimit dhe të trajnimit me qëllim të rritjes së kulturës sipërmarrëse dhe për riorientimin e tyre për tregun e punës.

Zbatimi i këtyre masave, përveç prodhimit të efekteve pozitive dhe stimulimit afatmesëm, do të ndikojë në transformimin afatgjatë të strukturës ekonomike, në uljen e papunësisë dhe në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Kalo në kategori