Prezenca e fëmijëve në fushata zgjedhore edhe në këto zgjedhje po vazhdon të vërehet si dukuri, ashtu sikurse në zgjedhjet e kaluara, ani pse me ligj kjo është e ndaluar.
Nga organizata të ndryshme kjo shihet si një keqpërdorim të fëmijëve e veçanërisht nga organizata KOMF që merret me të drejtat e tyre.
Donjeta Kelmendi, drejtoreshë në këtë organizatë thotë se përdorimi i fëmijëve tashmë është bërë praktikë e partive për ti përdorur në fushata zgjedhore.
“Shfrytëzimi i fëmijëve në fushata zgjedhore tashmë është bërë praktikë e subjekteve politike që në fushatat e tyre zgjedhore, të shfrytëzojnë fëmijët të promovimit të partive politike apo për shfrytëzim të promovimit të programeve të tyre zgjedhore.
Ne kemi reaguar si koalicion edhe në zgjedhjet e kaluara ku kemi bërë thirrje partive politike por edhe prindërve edhe fëmijëve duke apeluar që kjo të mos ndodhë, është e dëmshme nuk është në interesin e fëmijëve politizimi i fëmijëve për qëllimin e partive politike.
Ajo shprehet se kanë bërë thirrje që të raportohet për raste të tilla.
“Kemi bërë thirrje edhe mediave gjatë mbulimit të fushatave të raportojnë kur haset në raste të tilla ngase është edhe e ndaluar me ligj. Edhe në këtë fushatë e cila ka filluar ne i bëjmë thirrje, që të mos shfrytëzojnë fëmijët për qëllimet e tyre ose për programet e tyre zgjedhore”, thotë ajo, për EkonomiaOnline .
Kelmendi u bën thirrje edhe prindërve që mos të i politizojnë fëmijët dhe të mos i marrin me vete në tubime partiake.
Po ashtu ajo apeloi që edhe shkollat të kenë kujdes që të mos lejojnë që nxënësit të humbin procesin mësimor.
“I bëjmë thirrje prindërve që të mos i politizojnë fëmijët të mos i marrin fëmijët në aktivitetet të cilat organizohen nga partitë politike, i bëjmë thirrje edhe shkollave të kenë një kujdes që mos të lejojnë që fëmijët të mos ndërprenë procesin mësimorë për të iu bashkuar aktiviteteve politike, në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje edhe vet fëmijëve nuk është në interesin më të mirë të tyre të mos marrin pjesë, nuk pjesë të politizohen, prandaj nuk është aspak në rregull që fëmijët të shfrytëzohen për qëllime të partive politike.
Kelmendi thotë se fëmijët e kanë vendin në shkollë e jo në fushatë.
Ajo shton se e partitë në vend që t’i bëjnë pjesë të tubimeve të tyre më mirë është që të fusin programe për investime direke për fëmijët, pasi kjo mund të qojë edhe në dhunë në mes të fëmijëve.
“Fëmijët kanë përgjegjësitë e tyre nuk kanë pse të merren me partitë politike ose me programet zgjedhore, nuk është mirë që fëmijët të politizohen mund të vije deri tek kacafytja ose dhuna në mes të fëmijëve bashkëmoshatarëve nëse ata politizohen.
Fëmijët nuk e kanë vendin në fusha, fëmijët e kanë vendin në bankat shkollore pranë familjeve ose në shoqëri në komunitet por assesi në fushata. Deri më tash fatkeqësisht të drejtat e fëmijëve mbrojtja e fëmijëve nuk kanë qenë prioritet, në kuadër të qeverive kjo është vërtetë për keqardhje duke qenë që 30 % të popullsisë e përbëjnë fëmijët”.
Kelmendi thotë se të gjitha partitë janë të përfshira në këto dukuri dhe shprehet se është trendi i njëjtë sikur në zgjedhjet e kaluara.
“Kemi pasur reagime duke përfshirë edhe Demokracia në Veprim sa i përket përfshirjes për fushatë zgjedhore, nuk mund të themi që ndonjë prej partive nuk i ka përfshirë më shumë ose më pak, të gjitha partitë kanë përfshirë fëmijët ose kanë shfrytëzuar fëmijët në kuadër të fushatës. Është një trend i njëjtë nuk është që ka një rënie, vazhdon të ketë përfshirje të fëmijëve, për më shumë do të i presim rezultatet e organizatave dhe të medieve dhe nga organizatat të cilat monitorojnë fushatat me që ne si koalicion nuk e kemi mandat monitorimin e proceseve të tilla”, thotë ajo.
Sociologu, Sami Rexhepi shprehet bën me dije se përfshirja e fëmijëve në fushata elektorale mund të ndikojë negativisht në personalitetin e tyre.
“Kohëve të fundit po shihet një tendencë gjithnjë e më e madhe në involvimin e fëmijëve gjatë fushatave zgjedhore, që nuk është aspak e mirë dhe aspak e shëndetshme për zhvillimin e fëmijëve. Shfrytëzimi i fëmijëve në fushatë është një mesazh shumë i keq për fëmijët tanë , se e vetmja mënyrë për me mbërri diçka për me pas një sukses ose me e pas një vend punës ose një pozitë në shoqëri është përmes ngjyrosjes politike. Kjo nuk është aspak për motivimin e fëmijëve që ta zënë një vend që përparojnë përmes punës së tyre kreative”, thotë ai.
Pavarësisht këtyre thirrjeve, partitë politike, por edhe vet prindërit vazhdojnë t’i ekspozojnë fëmijët në tubime të ndryshme elektorale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë