Kuvendi komunal i Prishtinës, ka miratuar sot buxhetin komunës mbi 91 milionë euro për vitin 2020 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2020-2022(KAB) .
Këtë vit kjo komunë do të ketë buxhetin më të madh për rreth 11 milionë euro, mjete këto të cilat i ka përfituar nga Ligji për Prishtinën.
Pas kundërshtimeve të shumta kryesisht nga partitë e opozitës, propozim-vendimi për buxhetin pësoi disa ndryshime në marrëveshje me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Agim Gashi në emër të LDK, pati vërejtje për shpërndarjen e buxhetit të vitit 2020, i cili kërkoi të bëhet rishikimi shpërndarjes, sepse sipas tij, shpërndarja është bërë pa koordinimin ose bashkëpunimin e opozitës në këtë asamble.
Gashi ka kërkuar të futen në buxhet projektet për ujë të pijes dhe ujëra të zeza për fshatrat e Gollakut, për çka është pranuar kërkesa e tij me ndryshimet buxhetore. Ndërsa, sipas tij, nga të hyrat vetanake nuk ka ndonjë lëvizje dhe nuk janë në përputhje me kornizën afatmesme.
Mirsad Vitia nga VV, paraqiti mospajtimet për këtë buxhet, që sipas tij, ka rritje të buxhetit për shpenzime në administratë dhe për blerjen e pesë veturave, ku sipas të cilit për këtë, kryetari Shpend Ahmeti ka rënë në lajthitje.
Leutrim Retkoceri nga PDK duke theksuar se nuk e përkrah buxhetin e propozuar tha se buxheti 2020 mbetet tradicional, por fatkeqësisht nuk është buxhet me prioritetet. Po ashtu edhe Arbër Vokrri, nga VV tha se edhe pse ka ngritje të buxhetit 2020, ka ulje të buxhetit për shëndetësi, që sipas tij, kjo është papranueshme.
Asambleistja Naime Osmani nga LDK ngriti shqetësimin për mos futjen në buxhet të asnjë projekti për fshatrat e Prishtinës në drejtim të Podujevës.
Egzon Azemi nga VV, tha se nuk janë marrë parasysh kërkesat e qytetarëve për buxhetin 2020, ndërsa shtoi se kryetari Shpend Ahmeti është marrë vetëm me fushatë dhe me gënjeshtra.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka arsyetuar se planifikimi i të hyrave komunale është përcaktuar nga Qeveria qendrore, sipas të cilit, janë kufijtë përcaktues nga Ministria e Financave, ndërsa për mallra dhe shërbime sipas Ahmetit ka ngritje të shpenzimeve mbi 1 milion euro.
Sipas tij, 2. 5 milionë euro janë paraparë me këtë buxhet për ndërtimin e tunelit në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa, pas kërkesës së asamblistëve të LDK ujësjellësin, 500 mijë euro nga ky projekt do të barten për ujësjellësin e fshatrave të Gollakut.
Kryetari pranoi se 19 fshatra të komunës së Prishtinës, nuk kanë furnizim me ujë të pijes dhe shprehu gatishmërinë që me bartje të mjeteve të bëhet zgjidhje për ujin e pijes edhe në Gollak.
Ahmeti tha se me këtë projektbuxhet është paraparë të ndërtohet edhe një therrtore. AAK dhe AKR kanë përkrahur propozim vendimin për buxhetin 2020. Ndërsa, pas një pauze, asamblistët do të diskutojnë edhe pika të tjera të rendit të ditës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre vjet nga aksidenti në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të RMV-së
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë