Për të 40-n herë Çmimi Nobel Alternativ nderon njerëzit, që angazhohen për problemet globale. Sivjet ky vlerësim u bëhet një aktivisteje, një avokateje, një mbrojtësi të mjedisit dhe Greta Thunberg.
Kategoritë e Çmimit ishin të pamjaftueshme për Jakob von Uexkell për t’iu përgjigjur si duhet sfidave të njerëzimit. Shkrimtari gjermano-suedez dhe një koleksionist profesionist pullash si rrjedhojë themeloi “Right Livelihood Award”, i njohur edhe si “Çmimi Nobel Alternativ”.
Organizatorët në Stokholm që prej vitit 1980 çdo vit vlerësojnë njerëz, që angazhohen në mënyrë aktive kundër ndotjes së mjedisit, kërcënimit bërthamor, keqtrajtimit të njerëzve dhe abuzimit me minoritetet.
“Right Livelihood Foundation” sivjet ka marrë mbi 100 propozime nga mbarë bota. Një juri përzgjedh fituesit e çmimit, që akordohet gjithmonë në dhjetor.
Deri më sot “Right Livelihood Award” u është akorduar 174 personave nga 70 vende.
Sivjet fituesit vijnë nga Saharaja Perëndimore, Kina, Suedia dhe Brazili. Të gjithë ata i bashkon lufta për drejtësi, vetëvendosje dhe për një të ardhme më të mirë.
“Ne nderojmë katër vizionarë praktikë, angazhimi i të cilëve u mundëson miliona njerëzve të mbrojnë të drejtat e veta themelore dhe të luftojnë për një të ardhme të jetueshme në këtë planet”, shpjegon juria.
“Gandhi i Saharasë Perëndimore”
Qysh në rini ajo u bë aktiviste. Që nga ajo kohë Aminatou Haidar angazhohet me mjete paqësore për pavarësinë e vendit të saj, Saharasë Perëndimore.
Ish-kolonia e Spanjës u pavarësua për një kohë të shkurtër më 1975-n. Pak pas kësaj Maroku e aneksoi Saharanë Perëndimore. Pas aneksimit autoritetet marokene i kundërvihen popullsisë indigjene të Saharasë Perëndimore, sahrauis.
Haidar është bërë figura e një lëvizjeje, që angazhohet për vetëvendosjen e etnisë së sahrauisve dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.
Ajo është gjithashtu bashkëthemeluese dhe presidente e Organizatës së të Drejtave të Njeriut “Collective of Sahraui Rights Defenders” (CODESA).
Aktivistja organizon demonstrata, dokumenton torturat dhe hyn në grevë urie, për të sensibilizuar për gjendjen e popullit të saj.
Këto aksione nuk i pëlqejnë qeverisë së Marokut.
Haidar shpeshherë është burgosur – pa akuzë dhe pa proces gjyqësor. Ajo ka kaluar katër vjet në një burg sekret, e izoluar prej botës përreth.
Në mënyrë të palodhur ajo lufton për një zgjidhje politike të konfliktit shumë vjeçar në Saharanë Perëndimore duke u rezistuar edhe kërcënimeve me vrasje, sulmeve e taktikave të presionit, madje edhe kundër fëmijëve të saj. Rezistenca e saj dhe protesta paqësore kanë bërë që atë ta quajnë si “Gandhi i Saharasë Perëndimore”.
“Për rezistencën e saj paqësore dhe të vazhdueshme, pavarësisht burgut dhe torturave, në përpjekjet për drejtësi dhe vetëvendosje për popullin e saj në Saharanë Perëndimore” asaj i akordohet “Right Livelihood Award”.
Avokate për gratë e Kinës
Shifrat zyrtare nga Kina treguan në vitin 2014 për herë të parë një mal problemesh, që më parë mbaheshin në heshtje: Një në katër familje kineze përjeton dhunën e burrit ndaj gruas. Dy vjet më vonë udhëheqja në Pekin miratoi një ligj kundër dhunës në familje. Një arritje kjo falë angazhimit këmbëngulës të aktivisteve për mbrojtjen e grave si Guo Jianmei.
Guo është ndër avokatet më të njohura të mbrojtjes së të drejtave të grave në Kinë. 25 vitet e kaluara ajo dhe ekipi i saj u kanë ofruar mbështetje ligjore falas 120.000 grave. Më shumë se 4000 padi janë ngritur për të kërkuar të drejtat e gruas dhe barazinë gjinore. Ajo është avokatja e parë e vendit, që është aktive si profesioniste për ndihmën juridike në mënyrë shoqërore.
Guo mbështet gratë në nivel kombëtar për çështje të tilla si paga jo e barabartë, ngacmimi seksual apo kontratat e punës mjaft të përhapura që ndalojnë shtatzëninë.
Në rajone rurale Guo ndihmon gratë, të cilave u mohohen të drejtat e tokës. Kryesisht kjo në strukturat patriarkale, ku gruaja është e varur prej burrit.
Ajo ka themeluar rrjetin “China Public Interest Lawyer Network”. Një shoqatë me mbi 600 avokate dhe avokatë, të cilët trajtojnë edhe rastet e rajoneve më të largëta në vend.
“Në sfondin e rritjes dramatike të kufizimeve të mundësive të veprimit në nivelin e shoqërisë civile Guo Jianmei ka dëshmuar guxim të madh dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme”, argumentojnë organizatorët e “Right Livelihood Award”. Guo vlerësohet sivjet “për punën udhërrëfyese dhe këmbëngulëse për sigurimin e të drejtave të gruas në Kinë”.
Të bashkuar për rezervatet indigjene
Në Brazil digjen pyjet tropikale. Bota shqetësohet për pasojat ndaj klimës. Por kjo prek në radhë të parë njerëzit në këto rajone. Ndaj Organizatorët e Çmimit Nobel Alternativ sivjet vlerësojnë Davi Kopenawa, një ndër zëdhënësit më të njohur të popullsive indigjene në Brazil.
Kopenawa i përket fisit Yanomami, i cili me rreth 35.000 anëtarë është ndër fiset më të populluara të Brazilit. Bashkë me territorin venezuelan, Yanomami ky është territori më i madh i brezit tropikal në mbarë botën me një madhësi më të madhe se Greqia i banuar nga një fis.
Yanomami angazhohet për mbrojtjen e të drejtave, të kulturës dhe të vendbanimit të banorëve indigjenë në zonën e Amazonës. Një shfrytëzim gjithnjë në rritje i pyllit tropikal për bujqësinë kërcënon jo vetëm natyrën, por edhe ekzistencën e banorëve indigjenë. Në vitet 1980- 1990 punëtorët e minierave të arit shkatërruan fshatrat, i vranë njerëzit dhe përçuan sëmundje. Sot të tilla sulme janë shtuar.
Kopenawa ka qenë i angazhuar masivisht derisa më 1992 Yanomami, një territor prej 96.000 metrash katror në Brazil u shpall si zonë e mbrojtur.
Përveç kësaj, një rol vendimtar ka luajtur ai për bashkimin e bashkësive të ndryshme indigjene për t’i mbrojtur ata prej shfrytëzimit.
Për këtë ai ka themeluar Hutukara Assoziation, që përfaqëson bashkësi të ndryshme Yanomami.
“Në sfondin e humbjes së vazhdueshme të diversitetit dhe rritjes së pasojave të ndryshimit të klimës dija e Yanomami mbi mundësinë se si të ruhet toka në mënyrë të qëndrueshme dhe në dobi të të gjithëve është me rëndësi globale”, deklarojnë organizatorët e “Right Livelihood Award”.
Nxitëse e një lëvizjeje mbarëbotërore
E vlerësuara më e njohur me këtë çmim është padyshim aktivistja për klimën, suedezja Greta Thunberg.
Në gusht 2018, pak javë para zgjedhjeve parlamentare në Suedi, 15 vjeçarja nisi një grevë ndaj shkollës duke protestuar para parlamentit të Suedisë. Qëllimi i saj: Të verë në lëvizje politikën për të vepruar për ta kufizuar në 1,5 gradë celsius ngrohjen globale të Tokës.
Ajo është zëri i një brezi, që e konsideron ndryshimin e klimës si rrezik të madh për të ardhmen e tij dhe brezat pasues.
Miliona të rinj në mbarë botën e kanë ndjekur suedezen duke protestuar të premteve në rrugë për më shumë mbrojtje të klimës.
Greta Thunberg u kthye në ikonën mbarëbotërore të lëvizjes “Fridays for Future”, që kulmoi me një grevë globale për klimën të premten e kaluar (20.09).
Thunberg flet në konferenca të mëdha dhe takon politikanë të nivelit të lartë nga e mbarë bota: Mesazhi i saj është: Bota duhet ta pranojë ndryshimin e klimës, të kuptojë urgjencën e krizës së klimës dhe të veprojë konform kësaj.
“Mënyra e saj e pakompromis për t’u thënë të vërtetën të pushtetshmëve në botë, has në një jehonë të jashtëzakonshme”, deklarojnë organizatorët e “Right Livelihood Award”.
Thunberg vlerësohet, sepse ajo ka krijuar sensibilitet ndaj kërkesës politike për masa urgjente në mbrojtje të klimës. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë