LAJMI I FUNDIT:

Gabimet më të shpeshta të të gjitha femrave: Eksperti ka zbuluar truqet për hekurosje të flokëve pa i dëmtuar ato!

Gabimet më të shpeshta të të gjitha femrave: Eksperti ka zbuluar truqet për hekurosje të flokëve pa i dëmtuar ato!

Profesori i Cambridge, dr. Tim Moore, i cili është edhe shpikës i presës GHD të flokëve, thekson se cili është gabimi më i madh të cilin femrat e bëjnë kur hekurosin flokët

Siç e dini me siguri, përdorimi jo i drejtë i presës për flokë mund të dëmtojë qimet dhe të pengojë që gjatë tërë ditës të keni flokë të bukur, siç do të duhej të ishin pas hekurosjes, transmeton Telegrafi.

“Ekzistojnë disa gjëra lidhur me temperaturën të cilën përdoruesit nuk e dinë. Nëse presën e aktivizoni në temperaturën më të lartë, nuk është e sigurt që do t’i keni flokët që i dëshironi. Nuk ju duhet temperatura më e lartë se 185 gradë Celsius, sepse temperatura më e lartë se 185 gradë do të krijojë pëlcitje vertikale në qime, andaj qimet do të ngrihen lart, ndërkaq rezultati është maja të pëlcitura dhe flokë të ngatërruar”, thekson ai.


Dr. Moore thotë që nëse hekurosni flokët derisa temperatura e flokëve është më e ulët se 185 gradë, do të detyroheni shumë herë të kaloni mbi qime në mënyrë që të shihni rezultatet e dëshiruara, andaj kjo do të mundë të zgjasë goxha.

“Temperaturat të cilat i dëmtojnë flokët janë më të larta se 200 gradë. Temperatura më e lartë se 200 gradë mund të ndryshojë edhe ngjyrën e flokëve. Femrat të cilat i hekurosin flokët me presë në temperaturë prej 230 gradësh do t’i dëmtojnë dukshëm ato”, tërheq vërejtjen ai.

Kjo vlen për të gjitha tipat e flokëve, duke përfshirë edhe kaçurrelat. Edhe për flokë më të dendur nuk ju nevojitet temperatura më e lartë se ajo për flokë të hollë.

Dr. Moore thekson që presa për flokë do të duhej të përdorej ekskluzivisht në flokë të thatë, dhe assesi nuk do të duhej që flokët t’i drejtoni me presë pasi që sapo i keni tharë me tharëse flokësh.

“Nëse flokët i keni të njomura, uji i nxehur do të shndërrohet në avull dhe do t’i zgjerojë ato. Uji i mbyllur në korteks (shtresë e qimes) do të derdhet dhe do të dëmtojë flokët”. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Moda
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Keshilla Modë
Kalo në kategori