Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
DASHI (21.03. – 20.04.)
Puna: Prisni fitime të mëdha, ndërkaq atyre që nuk janë në marrëdhënie pune do t’u jepet rasti për të filluar punë të re. Shumë planetë ju dërgojnë energji të fuqishme nga fundi i javës, kështu që do t’i përfundoni punët e planifikuara.
Shëndeti: Kryesisht gjendja shëndetësore do t’ju jetë e mirë, me përjashtim të dhembjes së shpeshtë të kokës.
Dashuria: Gjatë kësaj jave dashurinë do ta lini në planin e dytë, ndërkaq marrëdhëniet bashkëshortore nuk do të jenë të harmonishme. Mirëpo, personat që tashmë janë në lidhje mund të përballen grindje dhe probleme. E premtja dhe e shtuna do të jenë mjaft të tendosura, kështu që megjithatë të jeni të gatshëm për të bërë kompromise.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Këtë javë ju presin shumë punë, të cilat do t’ju lodhin shumë. Paratë që po i prisni do t’ju arrijnë nga fundi i javës. Kini kujdes ndaj një personi të gjinisë së kundërt në vendin e punës, i cili nuk jua do të mirën.
Shëndeti: Është e mundshme të keni probleme me shtypjen e lartë të gjakut.
Dashuria: Në lidhjen dashurore do të keni shqetësime deri të premten. Nëse jeni person i lirë, do të përjetoni shumë kënaqësi dhe gjasa të papritura për diçka të re dhe të këndshme. Ata persona të cilët janë në lidhjet dashurore të gjata gjithashtu do të kenë probleme por do të kenë xhelozi. Çiftet që dëshirojnë të kenë fëmijë, është koha më e përshtatshme.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Kjo do t’ju jetë periudha më e volitshme, kur është fjala për punën dhe për të përmirësuar situatën financiare. Nga fillimi i javës do të keni gjasa për zgjidhje më të mira në planin afarist.
Shëndeti: Nervozizëm të shtuar dhe probleme me dhëmbët.
Dashuria: Ato çifte që kohë pas kohe kalojnë nëpër konflikte do të duhej që sinqerisht të flisnin për problemet. Disa pjesëtarë të kësaj shenje më në fund do ta kuptojnë që duhet t’i përfundojnë problemet në marrëdhëniet emocionale me të cilat po ballafaqohen, sepse dashuria ka kohë që është shuar.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Në vendin e punës bëhuni më të kujdesshëm dhe përqendrohuni deri në maksimum, sepse lehtë mund të bëni ndonjë gabim. Kushtoni më shumë kujdes të gjitha punëve që kanë të bëjnë me pasuri të paluajtshme.
Shëndeti: Kini kujdes me ushqimin.
Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore nuk do të ketë fare probleme. Lidhjet e këtilla të qëndrueshme do të bëhen edhe më të fuqishme dhe më serioze, ndërkaq te disa të tjerë do të ndodhin biseda dhe plane për jetën e përbashkët. Ata që janë të vetmuar, nëpërmjet kontakteve afariste do të kenë mundësi të krijojnë njohje të reja, të cilat lehtë mund t’i shndërrojnë në romanca të këndshme.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: Kjo javë do t’ju sjellë njohje shumë interesante, të cilat mund të jenë vendimtare për karrierën tuaj. Suksesi do të arrini në ato fusha që kanë të bëjnë me pasuritë e paluajtshme dhe me telekomunikimet. Situata financiare do t’ju jetë gjithnjë e më e mirë.
Shëndeti: Kohëve të fundit po bëni gjumë të keq, andaj nganjëherë ndiheni të hutuar. Do të keni ngarkesë psikologjike.
Dashuria: Pjesëtarët e kësaj shenje të cilët nuk kanë lidhje dashurore mund të presin ftesë për një aventurë. Pritet të kenë probleme të vogla vetëm ata pjesëtarë të kësaj shenje të cilët janë të martuar. Nuk është momenti i përshtatshëm të mendoni për ndarje.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Puna: Kjo javë do t’ju jetë tepër e lodhshme, sepse do të keni shumë obligime. Nuk do të keni kohë të mjaftueshme, mirëpo me një organizim të mirë do të arrini t’i zgjidhni të gjitha problemet në planin afarist. E mërkura dhe e enjtja do t’ju jeni ditët më të volitshme për çdo aksion afarist.
Shëndeti: Ka mundësi të keni telashe me dhembje të shpeshta të kokës si edhe dhembje shpine.
Dashuria: Këtë periudhë do të jeni të preokupuar shumë me punë, kështu që për sfera të tjera të jetës as që do të keni kohë të mendoni. Gjatë vikendit sekretet do të zbulohen, prandaj duhet të jeni më të kujdesshëm. Mos i besoni një personi të shenjës së Binjakëve.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Puna: Disa pjesëtarë të kësaj shenje gjatë kësaj periudhe do të kenë mundësi t’i përfundojnë të gjitha punët që i kanë planifikuar, por edhe të fillojnë punë krejtësisht të reja. Nëse ju jepet rasti të bashkëpunoni me persona nga bota e jashtme, mos e refuzoni ofertën.
Shëndeti: Me shëndetin nuk keni probleme, megjithatë kujdes me ushqimin. Duhet të hani ushqim të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Këtë javë janë gjasat tepër të volitshme për të njohur persona në një udhëtim brenda vendit, apo në botën e jashtme, qoftë të jeni i ri apo i lirë. Gjërat do të zhvillohen shumë shpejt dhe në një mënyrë paksa misterioze. Pjesa e parë të javës do të ketë më shumë konflikte, do të dyshoni në sinqeritetin e partnerit.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Puna: Për shkak se po ju vonohen punët, keni humbur durimin dhe jeni tendosur shumë. Kini kujdes kur merrni ndonjë vendim, sepse ka gjasa të bëni veprime shumë të gabueshme. Situata materiale ju është më tepër se kritike.
Shëndeti: Dhembjet e kokës janë pasojë e nervozizmit të tepruar.
Dashuria: Edhe ju jeni të vetëdijshëm që kohë pas kohe nuk jeni tolerant. Temperamenti juaj i papërshtatshëm edhe në të kaluarën ka qenë pengesë për të stabilizuar marrëdhëniet me personin e dashur. Nëse nuk do të jeni të gatshëm për kompromise, nga mesi i javës marrëdhëniet tuaja me personin e dashur do të jenë në rrezik të përkeqësohen.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Puna: Situata e krijuar në planin afarist po ju ecën mirë. E gjitha po ndodh mu ashtu siç e keni paramenduar. Do të keni të mirë situatën financiare, ndërkaq është e mundshme që t’jua kthejnë paratë që ua keni dhënë hua miqve.
Shëndeti: Është e mundshme të keni aritmi, andaj duhet të pushoni më shumë.
Dashuria: Ka mundësi që të flirtojë dikush në vendin e punës apo dikush që me ju ka kontakte afariste. Oferta është mjaft joshëse. Nga fundi i javës do të mendoni edhe më tepër për një person me të cilin dikur keni qenë në lidhje dashurie. Mos t’ju rrëmbejë fantazia.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Këtë javë personat e kësaj shenje do të kenë oferta të volitshme dhe një vend të ri pune, i cili do t’i gëzojë disa nga ata që janë në kërkim të një pune të re.
Shëndeti: Po gëzoni shëndet të shkëlqyeshëm.
Dashuria: Kjo javë do të jetë përplot momente të këndshme dhe të paharrueshme për ata të cilët janë në lidhje të qëndrueshme dashurie. Shumica syresh do të binden sërish që zgjedhja e tyre emocionale është mu ajo e vërteta. Bricjapët e vetmuar do të përjetojnë një vuajtje të konsiderueshme lidhur me të kaluarën. Kthjelluni dhe jepni fund tregimit të vjetër, sepse ai do t’ju bllokojë dhe sërish do të dashuroheni.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Punët që kanë të bëjnë me veprimtaritë shërbyese apo me ato publike do të shkojnë ashtu siç i keni planifikuar dhe do t’ju sjellin fitime të konsiderueshme financiare. Nëse krahas kësaj do të punoni me partnerët e jashtëm, kënaqësia do të jetë e dyanshme dhe fitimet të dyfishta.
Shëndeti: Do të vuani nga pagjumësia.
Dashuria: Nga mesi i javës është e mundshme të përjetoni një aventurë të zjarrtë me një person nga ambienti i punës, gjë që do t’ju befasojë këndshëm. Disa pjesëtarë të kësaj shenje sërish do të shijojnë lumturinë me dikë nga e kaluara.
PESHQIT 20.2 – 20.03.)
Puna: Këtë javë lirisht planifikoni të bëni investime, të merrni kredi apo çfarëdo lloji ngarkese qoftë. Situata financiare do të mund të mund të përmirësohet dukshëm gjatë kësaj jave. Nga fundi i javës prisni një fitim më të madh i cili do t’jua përmirësojë gjendjen financiare.
Shëndeti:Hiqeni mishin nga menyja e ushqimit.
Dashuria: Këtë javë do të keni aq shumë oferta dashurie sa që edhe vetë do të hutoheni. Kini kujdes që aventura juaj dashurore të mos zbulohet nga një person i cili nuk do të jetë i kënaqur me këtë. Gjithashtu kini kujdes nëse nuk dëshironi të planifikoni të keni fëmijë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Nëntë mënyra të lehta që t’i eliminoni gërvishtjet nga xhami i syzeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë