LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet për herë të parë Ferrari 812 GTS

Shfaqet për herë të parë Ferrari 812 GTS

Prezantimi zyrtar i 812 GTS, do bëhej brenda disa dite

Dihej për një kohë të gjatë, se gjatë këtij muaji, Ferrari do t’i sjellë dy vetura të reja, derisa nga një rrjedhje e para disa dite, u mësua se bëhet fjalë për 812 Superfast dhe F8 Tributo, transmeton Telegrafi.

Lidhur me këto prezantime, është zhvilluar një organizim privat më dy shtator dhe aty është shfaqur për herë të parë Ferrari 812 GTS, për një grup të caktuar mysafirësh.


Ka mjaftuar një fotografi që e ka bërë dikush, që të shpërndahet në internet dhe të shihet dukja që do të ketë kjo makinë, shumë më herët se që pritej ta shihnim.

Megjithëse imazhi nuk ka kualitet të mirë, shihet dukja agresive që ka kjo makinë, me pjesën e pasme shumë të fryrë, që të zë pjesën metalike, që paloset në të kur hapet tavani.

Në këtë Ferrari 812 Superfast, do të vendoset motori me 6.5 litra që prodhon 789 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 2.8 sekonda.

Të gjitha të dhënat rreth kësaj makine, pritet t’i dimë më nëntë shtator kur do të prezantohet zyrtarisht, ndërsa ditëve në vijim mund të kemi fotografi edhe më të mira. /Telegrafi/