LAJMI I FUNDIT:

Tahiri thotë se i janë ofruar dy ministri për ta dhënë votën për Qeverinë Haradinaj

Tahiri thotë se i janë ofruar dy ministri për ta dhënë votën për Qeverinë Haradinaj

Ish-deputeti i AKR-së, Labinor Tahiri, që së fundmi ka aderuar në AAK ka thënë se në këmbim të votës së tij për formimin e Qeverisë Haradinaj i janë ofruar dy ministri.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë ai e kishte mundësinë i vetëm ta bëj qeverinë pa AKR-në por nuk ka dashur ta tradhtojë Behgjet Pacollin.

“Më janë ofruar Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mirëqenies Sociale”, ka thënë Tahiri, përcjell Telegrafi.


I aderuari i ri në AAK thotë se oferta ishte bërë nga Ramush Haradinaj dhe njerëzit rreth tij.

Ai thotë se ka pasur presion shumë të madh për këtë punë por nuk ka tradhtuar Pacollin.

Tahiri thekson më tej se do t’i mungojë AKR-së dhe sipas tij PAN e di se ai ishte personi kyç që ndikoi në formimin e qeverisë së kaluar.

Tahiri shton se nuk ka asgjë kundër Behgjet Pacollit, por thotë se këshilltari i këtij të fundit, Jetlir Zyberaj ka lobuar shumë që Ferizaj të mos ketë ministër në qeveri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori