LAJMI I FUNDIT:

Hoti në Malishevë dhe Viti paralajmëron fillimin e Garës Nacionale në sport

Hoti në Malishevë dhe Viti paralajmëron fillimin e Garës Nacionale në sport

Sot Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti zhvilloi takim me kryetarin e komunës së Malishevës Ragip Begaj.

Hoti e Begaj biseduan për suksesin e garave në fushën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, garës së Diturisë që nga niveli shkollor, komunal dhe ai republikan.

Në takim gjithashtu biseduan edhe për garën e Sportit ku pos tjerash Koordinatori Hoti tha se Gara Nacionale në Sport është pjesë e Programit Nacional për Rininë dhe se forma e zhvillimit të garës do të mbështetet mbi dy parimet bazë sikur se në dy garat e tjera, në gjithëpërfshirje dhe vijueshmëri.


“Ne përmes Programit Nacional për Rininë për herë të parë po e institucionalizojmë sportin në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës. Tani të gjithë nxënësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në gara qoftë në formë të kampionateve përmes ligave apo përmes eliminimeve. Komuna juaj ka qenë shembull në organizimin e garave të diturisë dhe kreativitetit andaj nuk ka dyshim edhe në përkushtimin e mëtutjeshëm”, tha Hoti, thuhet në njoftimin për media.

Në anën tjetër kryetari i komunës së Malishevës tha se Garat e Programit Nacional nxisin nxënësit të rrisin aktivitetin e tyre në raport me njohjen, diturinë dhe gjithashtu me aspektin e mendimit kritik e sportit. “Ne krenohemi që kemi 2663 fitues në tri nivelet e garës së Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe Diturisë. Kjo dëshmon që komuna e Malishevës ka pasur gara të gjithanshme duke i garantuar hapësirë çdo nxënësi për çka do të vazhdojmë ta mbështesim fuqishëm në vazhdim e sipër”, tha Begaj.

Komuna e Malishevës për nivelin shkollor në Garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik ka pasur 855 fitues, në nivel komunal 74 fitues dhe në nivel republikan 3 fitues. Kurse për Garën Nacionale të Diturisë vetëm në nivel shkollor 1689 fitues, nivel komunal 41 fitues dhe atë republikan 1 fitues, pra në total 2663 fitues.

Koordinatori Hoti gjithashtu vizitoi edhe komunën e Vitisë ku zhvilloi takim me nënkryetarin e kësaj komune Hasan Aliu i cili shprehu gatishmërinë për të vazhduar me Programin Nacional për Rininë sepse sipas tij, ky program e fuqizon aktivitetin dhe veprimtarinë e nxënësve për t’i avancuar dijet dhe kreativitetin e tyre dhe i mbron nga dukuritë negative me të cilat mund të haset rinia jonë shkollore.

Komuna e Vitisë për nivelin shkollor në Garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik ka pasur 283 fitues, në nivel komunal 102 fitues dhe në nivel republikan 7 fitues. Kurse për Garën Nacionale të Diturisë vetëm në nivel shkolle 518 dhe në nivel komune 44 fitues e që në total janë 954 fitues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori