LAJMI I FUNDIT:

Drencia e ndal Trepçën ’89 në Riza Lushta

Drencia e ndal Trepçën ’89 në Riza Lushta

Trepça ’89 dhe Drenica i ka ndarë pikët në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 1-1 në stadiumin ‘Riza Lushta’.

Skuadra nga qyteti i Mitrovicës e filloi më mirë ndeshjen, duke e rrezikuar portën e mysafirëve me anë të Mujës, por goditjen e tij e ndali Ymeri.

Momenti i golit të parë në ndeshje erdhi në minutën e 22-të , pasi Richard Asare e kaloi ’89-shin në epërsi.


Drencia nuk arriti të këndellej në pjesën e parë, pasi nuk bëri asnjë gjuajtje në kuadratin e portës, derisa mitrovicasit i rrezikuan edhe disa herë të tjera.

Pjesa e dytë filloi më mirë për drenicasit, mirëpo Harmon që ishte i vetëm përballë me portierin, gjuajti jashtë porte.

Drenicas ishte shumë afër barazimit të rezultatit me anë të Argjent Mustafës në minutën e 56-të, mirëpo u tregua i pasaktë.

Skuadra mysafire rrezikoi edhe disa herë Trepçën ’89, mirëpo Beqiri ishte tejet i vëmendshëm.

Por, ishte minuta e 90’+2, kur Harmon i barazoi shifrat në 1-1, për t’ia fituar një pikë skuadrës së tij në fund

Pas javës së tretë, Trepça ’89 është në vendin e tretë me pesë pikë, ndërsa Drencia gjendet në vendin e pestë me katër sosh. /Telegrafi/