LAJMI I FUNDIT:

Demolohet tabela e re tregjuhësore e vendosur në Shkup

Demolohet tabela e re tregjuhësore e vendosur në Shkup

Është demoluar tabale e re, e cile dje u vendos në përmendoren qendrore në sheshin e Shkupit, në të cilën shkruhej se Aleksandri i Madh i takon historisë antike helene dhe është trashëgimi kulturore botërore. Incidenti ka ndodhur mbrëmë.

Në tabelën e cila ishte në tre gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze thuhej: Për nder të Aleksandrit të Madh, figurë historike, që i përket historisë dhe qytetërimit antik Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historisë botërore. Këtu është paraqitur si luftëtari në kalë”.


Vendosja e këtyre tabelave bëhet në pajtim me marrëveshje me Greqinë, për çështjen e emrit.

Në pajtim me të, ka filluar edhe largimi i Diellit të Verginës nga objektet e institucioneve dhe pustetat në të cilat ka qenë.

Ndërsa një qytetar nga Manastiri, ka vendosur që t’i kthejë në kapakët e pusetave shenjën e Diellit të Verginës. Ai ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook./Telegrafi/

Fillon heqja e simbolit të Diellit të Verginës dhe vendosja e shënimeve në përmendore
Lexo po ashtu Fillon heqja e simbolit të Diellit të Verginës dhe vendosja e shënimeve në përmendore