LAJMI I FUNDIT:

Edhe dy vende në Ohër me internet falas

Edhe dy vende në Ohër me internet falas

Sipas programit vjetor të Sektorit për turizëm dhe zhvillim ekonomik lokal në Komunën e Ohrit, është vendosur pajisje dhe është lëshuar për përdorim ‘Hot Spot’ përkatësisht internet falas edhe në dy vende tjera në Ohër.

Vitin e kaluar u vendos internet falas në sheshin ‘Shën Klimenti i Ohrit” dhe “Republika e Krushevës”, si dhe në vendin e quajtur “Plaoshnik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimi të Komunës së Ohrit, në këtë mënyrë vizitorët, turistët dhe të gjithë mysafirët tjerë të qytetit do të kenë mundësi të përdorin “Wi-Fi” falas me qëllim t’u mundësohet marrje e informacioneve për ofertën turistike, kalendar të ngjarjeve që ndodhin në qytetit, manifestime, dhe risitë dhe shërbimet e qytetit./Telegrafi/