LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shënohet dita më e nxehtë për këtë periudhë të vitit

Maqedoni, shënohet dita më e nxehtë për këtë periudhë të vitit
Qendra e Shkupit/ Foto:Telegrafi.com

Maqedonia e Veriut sot është përfshirë nga temperatura tejet të larta. Shërbimet e Entit hidrometeorologjik njoftuan se temperaturat maksimale kanë arritur deri në 40 gradë celsius ndërsa gjatë natës priten reshje të shiut. Nga dita e nesërme e deri në përfundim të javës së ardhshme sinoptikanët parashikojnë ulje të temperaturave ditore.

“Nga fundi i ditës do të thotë gjatë natës në pjesën veri – lindore të vendit do të ketë jostabilitet lokal me reshje të dendura dhe erë të fuqishme ndërsa gjatë ditës së nesërme do të ketë në më shumë vende vranësira gjatë ditës. Bubullima dhe shi do të ketë në pjesën veriore dhe lindore të vendit. Nesër do të ketë erë të fuqishme që do të mundësojnë rënie të temperaturave ditore. Nga e diela do ketë ulje të temperaturave në gjithë vendin edhe të dielën do ketë erë por me diell. Nga e hëna do ketë mot me diell por me rënie të temperaturave ditore”, tha Kostadinka Arsovska, Enti Hidrometeorologjik.

Këtë ditë të nxehtë disa nga qytetarët kishin zgjedhur që ta kalojnë nën hijen e parkut të qytetit në Shkup, ndërsa disa të tjerë brenda shtëpive.


“Ne më afër e kemi parkun e qytetit dhe po dal me mbesën sado pak i ikim nxehtit. Më freskët është këtu krahasuar me shtëpinë tonë ku jetojmë. 1:02 Unë jam me tension të lartë gjaku, por kam kujdes gjithnjë. Marr terapi rregullisht, qëndroj nën hije, pi shumë ujë dhe kur është shumë nxehtë nuk duhet të dal. Njeriu duhet të kujdeset vetë për shëndetin e tij”.

“Është shumë nxehtë, sot thanë se 37 është temperatura prandaj po fshihemi nën hije. E nxjerr mbesën pak këtu në park. Ndryshe është në shtëpi, klima të bllokon, ndërsa pa klimë është nxehtë nuk din se çfarë të bësh”.

“Për ne më afër është parku, këtu afër jetojmë. Ja me nipat kemi dalë të shëtisim”.

Gjatë ditëve të nxehta, mjekët rekomandojnë që të shmanget ekspozimi në diell pa nevojë gjatë periudhës nga ora 11:00 deri në orën 17:00 të pasdites, të konsumohen më shumë lëngje si dhe të vishen rroba sa më e lehta dhe me ngjyra të hapura./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori