LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Gjilanit thotë se prokurori Esat Ademi nuk ka porositur produkte për potencë seksuale

Prokuroria e Gjilanit thotë se prokurori Esat Ademi nuk ka porositur produkte për potencë seksuale

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka sqaruar publikun lidhur me shkrimet e publikuara nga disa mediume se Esat Ademi – prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, përmes rrjetit social Facebook, ka porositur një lloj produkti për potencë seksuale, nga një faqe e blerjeve online.

Përmes një komunikate dërguar mediave nga Prokuroria Themelore në Gjilan thuhet se,  persona të panjohur kanë keqpërdorur llogarinë e prokurorit në fjalë, të cilët kanë arritur që të kenë qasje në llogarinë personale të tij, në rrjetin social ‘’Facebook’’, duke kontaktuar me një faqe për blerje Online, me ç’rast pas publikimit nga mjetet e informimit, i njëjti e ka kuptuar se dikush ka bërë një keqpërdorim të tillë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti, menjëherë ka ndërmarrë veprime hetimore, duke autorizuar Policinë – Sektorin për hetimin e krimeve kibernetike, në Prishtinë, që të fillojë grumbullimin e provave, në mënyrë që të zbulohen personat që kanë keqpërdorur llogarinë e prokurorit të shtetit, në drejtim të veprës penale ‘’Cenimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazave të të dhënave kompjuterike’’, nga neni 199 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që më datë të papërcaktuar dhe pa autorizim është bërë ndërhyrje dhe komunikim elektronik, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, me qëllim të cenimit të integritetit të tij personal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori