LAJMI I FUNDIT:

Zvicra e para, Maqedonia e 59-ta për inovacion

Zvicra e para, Maqedonia e 59-ta për inovacion

Sipas indeksit për inovacion nëpër gjithë shtetet e botës, Zvicra është e para kurse në top 10-të shtetet më inovative janë edhe Suedia e ShBA-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga shtetet e rajonit, Kroacia është në vendin 44-të, Mali i Zi në vendin e 45-të, Maqedonia në vendin e 59-të, Bosnia dhe Herzegovina në vendin e 76 kurse Shqipëria e 83-ta.

Në rastin e Maqedonisë, hapja e biznesit të ri ndikon shumë pozitivisht në rangimin e përgjithshëm të shtetit, me 92 pikë në renditje.


Vihet re se ndikon negativisht përgatitja e fuqisë punëtore në Maqedoni, me 42 pikë.
Raporti ësthë bërë nga World Intellectual Property Organization (WIPO) /Telegrafi/