LAJMI I FUNDIT:

Saiti: Pazaret politike në kurriz të gjyqësorit janë të dëmshme

Saiti: Pazaret politike në kurriz të gjyqësorit janë të dëmshme

Pazaret politike për ligjin e ri për Prokurori Publike do të kenë pasoja për shtetin ligjor dhe se të gjitha kombinimet në shpinë të gjyqësisë janë të dëmshme, kështu ka vlerësuar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Maqedonisë, duke folur për propozim ligjin e ri për Prokurorin Publike.

Sipas tij zgjidhja e fundit ligjore nuk guxon të ketë zbrazëtira.

“Pazaret politike kanë koston e tyre dhe diku do të pasqyrohen. Për fat të keq, të gjitha kombinimet në shpinë të gjyqësorit janë të dëmshme. Disa herë, dhe në debatet publik në Parlament lidhur me ligjin për gjykatat, theksova se të gjitha kombinimet që bëhen në kurriz të gjyqësorit janë të dëmshme. Është fakt se sovrani, domethënë populli përmes deputetëve, përcakton ligjet dhe procedurat, por unë do t’i kërkoj sovranit të bëjë më pak boshllëqe procedurale, dobësi që do të pasqyrohen në zbatimin e ligjit në praktikë”, ka thënë midis tjerash në intervistë Saiti.


Sipas tij, pazaret do të jenë më pak të dukshme në tekstin e ligjit, ndërsa gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët nuk duhet të thirren në marrëveshjen e Përzhinës, por duhet tu referohen dispozitave të ligjit./koha.mk/